Një test i madh për shtetin e vogël

27 Dhjetor 2017 | 8:12

Shkruan: Haki Abazi
Nje test i madh per shtetin e vogel

Ne nje udhekryq te zhvillimeve te mbrendshme, rajonale dhe perplasjeve gjeostrategjike globale, pyetja eshte nese ky shtet dhjete vjecar do te mund t’i perballoje nje stuhije te mundshme qe mund te vije ne tre drejtime:

1. Perballja me vehten do te jete sfida e pare dhe koha eshte e limituar meqe nga drejtimet tjera mund te vijne se shpejti dhe te paparshikueshme per fuqine qe kane dhe demin qe mund te shkaktojne. Kjo perballje ka te beje me luften ndaj krimit e korrupcionit dhe konsolidimin e radheve ne marreveshjen per te perballuar tronditjet. E qarte qe me udheheqje qe kemi e qe ne fakt kane shume pak legjitimitet dhe kredibilitet dhe jane shume pak te pranuar nga mbrenda e shume me pak nga jashte. Mungesa e ketij legjitimiteti dhe eskivimet e rendit kushtetues radhazi ka bere qe vendi te mos merret seriozisht, te jete ne gjendje mjaft te brishte dhe jo vetem qe e ka te veshtire te perballoje kercnimeve reale, por e ka te veshire te perballoje lekundjeve dhe valeve te perhapjes se polarizimit te metutjeshme te mbrendshem dhe lajmeve te rrejshme. Gjuha eshte e ashper, veprimet jane te pamatura, gadishmeria per te “kall plafin per nje plesht” jane indicie brengosese per nje situate kaq te paqendrushemme qe vetem se eshte realitet. Institucionet jane jashte dhe larg realtietit me qytetarin.

2. Qellimi i fiqnjeve e sidomos pushtetit Serb per ta shpallur Kosoven si vend jofunksional dhe duke perdorur propagande te fuqishme per mosnjohje, investim ne lajmet e rrejshme dhe gjithashtu duke blere kohe ne dialog per te parandaluar cfaredo zhvillimi pozitiv mund te kthehet ne format e kercnimeve provokuese te llojit te trenit apo siq kane bere historikisht duke orkestruar krime ndaj pjestareve te minoriteti serb sikur ai ne Peje para luftes apo Monstra ne Maqedoni dhe per t’i mveshur ato shqiptareve. Nje rrezik tjeter vije nga akumulimi i lajmeve dhe studimeve gjysmake dhe te rrejshme qe vijne nga propaganda e makinerive te ndryshme edhe nga rajoni por edhe me larg perfshire edhe nga disa quazi studiues e hulumtues qe po propagojne nje imazh radikal te Shqiptareve sidmos atyre ne Kosove. Te paret per qellime meskine gjeostrategjike dhe eventualisht per te justfikuar ndonje intervenim ne rast apo per te shkaktuar kaos me qellim per te rivendosur pozitat kontrolluese ne rajon ndersa te dytet per perfitime qartazi personale dhe me nje nevoje naive per t’u ndjere te rendesishem me cdo kusht. Te dy palet jane barsvlefshem te rrezikshem ne formen e tyre por keta te dyte jane edhe me t ekqinje sepse jane shqiptare qe gjejne casje ne institucine dhe marrin informata qe mandej i manipulojne ato duhe i shitur ne formen e projekteve perfituese vetem per ata. Nuk eshte e rasteishme qe eshte bllokuar krimii ushtrise dhe me instrumente poltike eshte parandaluar forma e bashkepunimiet forma me NATO. Ky eshte tregim ne vehte por veshtire i arsyetueshem meqe po behen 20 vite pasluftes.

3. Duke pare zhvillimet neper rajone te botes historikisht te perdorura si poligone konfliktesh rajonale, zhdukjen e pameshirshme te pasurise dhe thesarit kulturor boteror dhe miliona refugjate qe me vite te tera jane objekt i trajtimit cnjerzor, do te ishte naive te mos mendohet qe Ballkani qe poashtu historikisht ka qene fushbeteje e interesave gjeopoltike te mos ndodhet prap ne nje kryqezim te Perendimit – Lindjes dhe aktoreve rajonal. Situata eshte mjaft e ngarkuar, polarizimi eshte i skajsem dhe duke qene se nje narrative stigmatizuese e nga pika nr 2 e ketij shkrimi eshte ndertuar me shume insistim, ne rast te nje skenari konfliktesh viktimat kryesore do te jene ata qe mund te konsiderohen si “antievropian e anti amerikane” e pro dicka tjeter. Dhe duke qene se administrata Amerikane eshte e zene me shume konflikte ne bote dhe me pasojat qe ato kane ne nivelin e perkrahjes se publikut amerikan, duhet pas kujdes te shtuar qe te mos behet e pamundur qe ata te jene ne perkrahje te anes proevropiane te rajonit dhe ne menyre automaktike te perjashtojne mundesine e agazhimit te hershem dhe preventiv. Ne asnje menyre nuk duhet pranuar qe agjendat pozitive e ambicioze te integrimit ne Evrope dhe bashkimit te fuqive ne Ballkan per agjende pozitive dhe prosperuese ne vlerat Evropiane t’ju lihen ne dore dhe te behen pjese hesapeve qe historikisht e kane pergjakur rajonin me gjakun e atyre qe me pak kane qene te pergaditur ne aspektin ushtarak dhe me me pak unitet ne nivelin politik. Ata jemi ne, kurbanet e Ballkanit.

Edhe sikur asnjera nga keto tre raste te mos ndodhin, domosdoshmeria e pergaditjes dhe avancimit ne konsolidimin dhe unfikimin e qendrimeve dhe veprimeve mbrenda permbrenda teritoreve eshte i domosdoshem per te mos lejuar qe te konsiderohemi kurban i rajonit edhe me tutje. Gjithashtu duhet te ndertohen mardhenje strategjike dhe ruhen ato me kujdes ne nivel rajoni qe te mos shpallemi “delja e zeze” e rajonit qe nuk lejohet te ze hapsiren ne ekonomine e rajonit dhe e treta partneriteti me boten perendimore nuk duhet ndertuar nga meshira dhe pranimi por nga mardhenja e barabart e nje tregu funksional dhe bashkedyzim te interesave te bashkrenditura pa eksperimentuar ashtu siq u tentua para disa diteve. Ne cilindo rast eshte koha per ndermarrje dhe hapa te menqur dhe per nje gjenerate te paperlyer qe do te udhehqe vendin ne dekaden e dyte te ekzistences se vet. Kjo qe kemi tani eshte me afat te skaduar dhe me bisht nen dere.

Tribuna

Email