Ndërmjet lavdisë dhe dobësisë !

11 Shkurt 2018 | 19:08

Shkruan: Xhevdet Smakiqi – Anëtari i Nisma Social Demokrate dhe Njohësi i Rrethanave Politike dhe Jurdike.

Në vend të euforisë propozoj debat. Ne shqiptarët me shekuj kemi treguar lartësinë dhe aftësinë e rezistencës për mbijetesë, mbi këtë përkushtim shekullor na mbanë lavdia e brezave.

Por në anën tjetër në periudha paqeje kemi dëshmuar ultësinë dhe pa aftësinë qe të zhvillojmë veten si komb, sot po tregojmë te njejtën pa aftësi të konsolidojme shtetet tona.

Inercioni i sistemeve të mëdha gjeostrategjike përendimore si në vitin 1912 dhe 1999 na ka sjellur dy shtete të brishta shqiptare, që po garantojnë mbijetësë, por jo zhvillim të përgjthëshem kombëtar.

Aftësia e zhvillimit kombëtar nuk importohet ajo derivon/rrjedh nga brenda kombit , deri sot nuk e arritëm fatkeqsishtë.

Në dhjetëvjetorin e shtetit tonë Kosovës, para çdo euforie hareje të zbrazët, e domsodoshme do të ishte debati kudo në publik dhe instutcione për përmisimin e gabimeve dështimve qe ato ti shëndërrojmë në suksese.

Mos përseritja e dështimve të deritashme është festa e vërtetë për 10 vjetorin e Republikës së Kosovës.

Tribuna

Email