Mërgimtar të nderuar, ejani dhe votoni! Me 11 qershor, të vendosim bashkë

25 Maj 2017 | 17:08

Shkruan: Jahja Lluka

Një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës që jeton në vende të ndryshme të botës, e me theks të veçant në Europë, e kan pasur të pamundur regjistrimin për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Koha e shkurtër për tu regjistruar (nga 15 der më 22 maj), ka qen një dështim në vete i KQZ-së, gjithashtu ka munguar një fushatë e mirëfillt informimi si dhe problemi tjetër ka qenë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë i gatshëm teknikisht të pranoj dhe procesoj aplikacionet e dërguara nga bashkatdhetarët.

Edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u garanton të drejtën e tyre për të votuar, problemet dhe pengesat teknike nga KQZ, por edhe institucionet tjera që nuk jan treguar kreative dhe të kujdesshme në vazhdimësi për të regjistruar dhe mundësuar votimin kan lënë lënë ”jashtë loje” një trup të konsiderueshme zgjedhore.

Përderisa po hyjmë në ditët e fundit të parapregatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, bashkatdhetarët duhet të fillojnë të mendojnë dhe të vendosin që ditën e zgjedhjeve të jenë edhe fizikisht në Kosovë.

Prania e tyre në Kosovë, u jep mundësin që përmes votës ata të ndëshkojnë keq qeverisjen e gjer tanishme e cila jo rrall e jo pak, ju ka shkaktuar edhe atyre vetë pengesa e probleme të shumta.

Pavarësisht shpenzimeve që krijojn, vështirësive për tu larguar nga vendet e tyre të punës në shtetet ku jetojnë, është shumë e rëndësihme për Kosovën dhe proceset në të cilat po kalojm ardhja e tyre për të shprehur vullnetin politik përmes votës. Me votë të ndëshkojnë ata që ju pamundësuan votimin në shtetet ku jetojnë.

Vota juaj do të krijoj lehtësi që Qeveria e ardhshme me në krye z. Ramush Haradinaj, të punoj shum seriozisht në zgjidhjen e problemeve që preokupojnë bashkatdhetarët.

Zgjidhja e problemit me kartonin e gjelbër, pritjet e gjata në kufi, krijimi i një databaze për diasporën e cila do të mundësonte edhe krijimin e një liste të votuesve në diasporë, por kjo do të shërbente edhe për qëllime tjera për mërgimtarët, janë vetëm disa nga prioritetet e Qeverisë Haradinaj për mërgatën.

Lehtësira për investime nga diaspora, mundësi kthimi për të rinjët duke ju krijuar vende pune dhe lehtësira për studime dhe zhvillim.

Qeveria Haradinaj, do të garantoj qëndrueshmëri dhe përkrahje ekonomike që të rinjët kosovar të mos marrin rrugët e mërgimit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Departamenti për Diasporën, ju bënë ftesë të gjithë bashkatdhetarëve tanë, kudo që jetojn, që të tejkalojn të gjitha vështirësit e mundshme dhe me datën 11 qershor të jen edhe fizikisht prezent në Kosovë dhe me votën e tyre të fuqizojn, të bëjnë edhe më madhështore fitoren e madhe të Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Përmes votës tuaj ju keni rastin të shprehni vullnetin tuaj dhe bashkërisht të arrijm ndryshimet që duam.

Ardhja dhe vota juaj, do të thotë jashtëzakonisht shumë për Aleancën, për Kryeministrin Haradinaj por edhe për të ardhmen e vendit tonë.

(Autori është drejtues i Departamentit të Diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës)

Tribuna

Email