Mendësia provinciale shqiptare !

12 Dhjetor 2017 | 22:14

Shkruan: Xhevdet Smakiqi – Anëtar i Nismas dhe Njohës i rrjedhave politike

Pa paragjykuar autenticitetin e publikimit të komunikimit në grup të viberit të eksponentëve të LVV-së, konstatova se këtu kemi të bëjmë me luftën për dominim në vendimarrje.
Pra kemi të bëjmë me dy LVV;
LVV e Kosovës me tendencë vendimarrje vetëm nga Kosovarët siç shihet të mllefi i Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani etj… ndaj Boikenit , Elvisit etj në njerën anë dhe
LVV me themel Bashkimi Kombëtar ku dominaca përcaktohet nga Tirana si Boikeni Elvisi psh Edi, Pandeli…..etj në anën tjetër
Shihet qartë pra theksohet një mosdurim ndërmjet eksponentëve në kryesi të LVV nga Tirana dhe nga Prishtina.
Ja pse kurrë nuk u bashkuam si komb sepse mendjen dhe intersin i kena provincial krahinor deri në nivel mahalle.
Të paktën të pranojmë se jemi nivel jo i mjaftushëm për zhvillim kombëtar fatkeqsishtë edhe, pse kurrë s’kam ëndërruar që një forcë e vetme politike e sjell Bashkimin Kosovë Shqipëri por vetëm ndonjë ri-konfigurim gjeopolitikë i forcave të fuqive të mëdha qe prapë mbetet shansë.
Tash s’ka asnjë rëndësi përqarja,sepse është supernormale në çdo parti as LVV nuk i rezistoj.
Mendoi se jeta politike brenda LVV, tash e tutje nuk ndryshon nga partitë tjera ,lajmet ekskluzive në LVV dhe për LVV i takojnë arkivës.
E jashtëzakonshjma është momentale !

Tribuna

Email