Mbi një koncept të përçudnum jo vetëm politik

18 Dhjetor 2017 | 19:00

Shkruan: Faton Abdullahu

Nëse kryetari i ri i Prizrenit z.Haskukaj njihet në këtë qytet se në forma të ndryshme dhe vazhdimisht ka gjetë mënyrë pragmatike dhe tw pwrshtatshme pwr rrethanat që të kritikoj dhe ndëshkoj mendimet dhe veprimet e ndryshme fundamentaliste islamiste, atëherë të gjithë ata që shohin shumë të këqija në atë se ai shkon e falet në xhami, gabojnë. Nëse ai kurrë nuk e ka pas as guximin qytetar, as bindjen intelektuale që të bëj këtë, atëherë ai është një pushtetar i pasinqertë me prirjen djallëzore që të përfitoj personalisht nga ndjenjat e njerëzve. Nëse është kështu, thjesht mjafton vetëm kjo djallëzi, gjithsesi mashtruese, për të konstatuar pa hamendësim se, ai nuk i meritonte votat që i ka marrë e edhe më pak të jetë në krye të Prizrenit.
Një nga sevapet me të mira të atij që shkon në xhami, sidomos tash sa kohë për rrethanat tona, do të duhej të ishte që me shembullin e tij, jo vetëm të jetë parimisht njeri i mirë dhe i dobishëm, por, të gjejë formë e metodë të mira e të dobishme të jetë parandalues dhe përjashtues ndaj fundamentalizmit islamist, me të cilin ne si shoqëri po ballfaqohemi tash sa kohë. Të gjithë ata që marrin mundin të shkojnë në xhami, rrjedhimisht do të duhej të marrin të parët edhe këtë përgjegjësi. Mbase ata këtë do të duhej ta dinin si ta bënin më së miri. Nëse kjo parimsi do të vlente gjithmonë për një qytetar të thjeshtë të Kosovës i cili ndoshta edhe mund të jetë pasiv në këtë drejtim dhe të mjaftohet me shembullin personal, sa vetëm ta injoroj një të keqe të tillë të shoqërisë tonë, kjo nuk duhet të jetë e mjaftueshme për një pushtetar, sidomos jo për një kryetar komune. Ai në këtë drejtim do të duhej të bënte shumë më shumë se kaq, pra sesa të jetë indiferent për një të keqe që në një mënyrë herë ndërlidhet e herë ndodhë në vendin apo edhe nga vendi, që ai e konsideron të shenjetë të rëndësishëm dhe me ndikim.

Koncepti ‘bakllavë me hudra’

Por ka diçka më të ndërlikar se sa vetëm raporti i z. Haskukaj me faljen në xhami. Kjo ka të bëj me përkatësinë e tij partiake, pra me Vetëvendosjen. Duket se kjo përkatësi partiake Kryetarit t eri të Prizrenit asnjëherë nuk e ka obliguar atë që ai në një ose mënyrë tjetër të jetë avangardë e gjetjes së metodave pragmatike të parandalimit apo luftimit të kësaj të keqe në Kosovë. Këtë obligim nuk e ka askush në këtë parti, as sot dhe nuk e ka pasur anjëherë deri më sot. Prandaj duket se i pari i Prizrenit në këtë drejtim është krejt në rregull me konceptet e partisë së tij. Për më shumë i gjithë ky subjekt politik këtë abstenim e ka arsyetuar gjithmonë me “ne nuk duam të biejmë në kurrthin e islamofobisë”. Por nga ky subjekt asnjëherë nuk është dëgjuar diçka e ngjashme , ta zëmë “nuk do t’i sulmojmë institucionet e Kosovës deri në atë masë, sepse nuk duam të biejmë në kurthën e shtetshkatërimit’. Duket se kjo politikë e cila qysh në themel të këtij koncepti jo të zakonshëm majtist, i ka levërdisur këtij subjekti, sepse si e tillë më shumë i ka sjellur, herë rahati e herë vota, sidomos nga një shtresë e të rinjëve. Për të gjithë ata që e njohin mirë historinë dhe kulturën e mendimit politik shqiptarë ky raport komb – fe, tek ky subjekt, është jo veç i pazakontë, por edhe i përçudnum. Krejt kjo nuk është krejt. Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që ka abstenuar pandalshëm dhe në forma të ndryshme që ta parandaloj, aq më pak luftoj fundamentalizmin islamist në Kosovë por, në forma të ndryshme vazhdimisht ka lënë të kuptoj se nuk është kundër dhe mund të bashkëpunoj me te, gjë që edhe e ka bërë, jo rrallë pa hezitim. Kjo qasje në njërën anë dhe pretendimi se është për bashkim kombëtar dhe patriotizmi i stërtheksuar në anën tjetër e bëjnë konceptin politik të Lëvizjes Vetëvendosje thënë figurativisht një “bakllavë me hudhra”. Prandaj shkuarjen e z. Haskukaj në xhami nuk duhet parë vetëm në raport me të drejtat e njeriut, as vetëm në raport me islamofobët, ajo kuptohet drejtë sidomos në raport me përkatësisnë e tij partiake e cila pas përçarjeve të fundit, të cilat gjithsesi do ta dobësojnë, mund të vazhdoj të bëhet edhe më e përçudnume në këtë drejtim.

Tribuna

Email