Kundërshtarët në arrati, ndërsa Erdogan konsolidon pushtetin e tij personal-Nga PATRIK KINGSLEJ

13 Prill 2017 | 11:17

Pjesëtarët e lëvizjes fetare të Gylen këmbëngulin se janë të pafajshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me tentativën e grushtit të shtetit kundër Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, por ai prej kohësh ka vazhdon t’i përndjekë ata kudo, ndërsa nuk e fshehin frikën për jetën dhe jetesën e tyre. Ndërkohë, zoti Erdogan vazhdon të konsolidojë pozitat e pushtetit të tij dhe është shndërruar në fytyrën e shtetit të Turqisë, dhe tani po kërkon më shumë pushtet dhe autoritet për të sunduar popullin e tij. Kjo është pjesa e pestë dhe e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, në të cilën korrespondenti ynë tregon anët e arrëta të krizës së një kombi.

Ishte shumë e vështirë që takonim M.E. dhe E.K., dy burra që jetojnë në brigjet turke të detit. Në fillim më kërkuan që të prisja në një cep të qetë të sokakut. Më pas dërguan një mikun e tyre të besuar, një burrë i gjatë në syze të errëta që të më vëzhgonte. Ndërmjetësi në fillim më kaloi pranë një herë, pastaj u kthye sërish. Dhe vetëm herën e tretë, pasi ishte siguruar mirë, m’u afruar dhe më përshëndeti.

Kujdesi i tyre është mëse i kuptueshëm: M.E. dhe E.K. janë pjesëtarë të lëvizjes Gylen, një nga lëvizjet më të mëdha myslimane, dikur aleate me zotin Erdogan por tani kundërshtari dhe armiku i tij më i urryer.
Qeveria dhe autoritetet turke kanë përndjekur dhe burgosur dhjetëra mijëra pjesëtarë të grupit, duke i akuzuar për organizimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të verës së kaluar. Dhe dyshimi më i vogël ndaj çdo pjesëtari të kësaj lëvizjeje, mund të çojë në arrestimin dhe përndjekjen e tyre.

Shumë turq ndiejnë pak keqardhje për gylenistët. Për vite të tëra, pjesëtarë e lëvizjes kanë kontrolluar sistemin e drejtësisë në vend dhe sektorin e arsimit. Dhe kur ata ishin aleatë me qeverinë, kuadrot e tyre në gjyqësor janë akuzuar për persekutimin e ushtarakëve laike dhe politikanëve në një spastrim që mund të krahasohet me masat e ashpra të zotit Erdogan sot.
Qeveria e përshkruan lëvizjen Gylen si lëvizje konspirative të strukturuar me shumë kujdes me një udhëheqje të fshehtë që synon të depërtojnë dhe të kontrollojë burokracinë turke, dhe madje edhe ato të dhjetëra kombeve dhe vendeve të huaja, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, ku ajo zotëron shumë shkolla.

Nga ana e saj, lëvizja Gylen është kujdesur që të ruajë një profil të thjeshtë të një lëvizjeje bamirëse pa një hierarki formale, një lëvizje e cila punon pareshtur për të nxitur paqen dhe dialogun ndërfetar dhe për të ofruar arsim cilësor.
Kur i pyeta M.E. dhe E.K. në lidhje me rolet e tyre personale në rradhët e lëvizjes, të dy këmbëngulën se ata ishin pjesëtarë të thjeshtë të lëvizjes. M.E., 34 vjeç, tha se ai ishte thjesht një kujdestar në një konvikt studentësh të administruar nga lëvizja Gylen. Ndërsa, E.K., 30 vjeç, ishte një mësues i lëndëve shkencore në një nga shkollat e lëvizjes gulen.

Por, ndërsa zoti Erdogan po përpiqet që të largojë simpatizantët e lëvizjes Gylen nga jeta publike – rreth 130 mijë persona janë spastruar që nga vera e vitit të kaluar – dhe këto njerëz gjithashtu presim dhe mund të arrestohet në çdo moment.

“Jam refugjat në qytetin tim”, thotë M.E.. “Dhe sirianët janë më të sigurtë dhe janë më komod se unë”.
E.K. ka përgatitur një valixhe të vogël me gjërat e nevojshme, të cilën e mban gati në çdo çast që mund të ‘trokasin’ në derën e banesës së tij.

M.E. është arrestuar dhe më parë, e cila i shton më shumë frikën. Ai thotë se u arrestua nga një postbllok i policisë tetorin e kaluar, dhe u torturua për një natë, ku ndaj tij u ushtrua dhunë dhe është abuzuar seksualisht. Pastaj torturuesit e tij e detyruan të bënte një zgjedhje: Të hiqte dorë kolegët e tij dhe të rrëfente për komplot, ose të përballej me abuzimet e mëtejshme.
M.E. tha se nuk kishte një rol të rëndësishëm brenda lëvizjes, e cila deri para tentativës së grushtit të shtetit kishte depërtuar në shumicën institucioneve qeveritare, përfshirë ushtrinë. Megjithatë, torturuesit e tij, besonin se ai ishte një aparatçi (drejtues) i rëndësishëm. Ata e pyetën dhe kërkuan prej tij që t’i informonte mbi veprimtarinë e kolegëve të tij duke shpjeguar hierarkinë dhe drejtuesit lokalë të lëvizjes.
Ai më tregoi se në mënyrë të pavullnetshme dhe i detyruar nga torturat, M.E. më në fund u dorëzua. “Thjesht doja të shpëtoja”, më tregoi ai. “Atë të pyesin: E keni bërë ju këtë? Ka ndodhur kjo? Dhe thjesht thua po që të shpëtosh dhe të dalësh nga burgu”.
Pas bisedës tonë, nuk dija shumë në lidhje me qëllimet kryesore të lëvizjes Gylen dhe strukturave të saj. Por, ishte e qartë se pasojat e grushtit të shtetit kanë patur pasoja jo të vogla tek drejtuesit dhe strukturat e partisë, dhe ishte e qartë që shumë pjesëtarë, me shumë gjasa as që kanë patur dijeni dhe aq që e kishin menduar se një tentativë për grusht shteti.
E.K. madje kishte planifikuar dhe ceremoninë e dasmës së tij me 17 korrik, vetëm dy ditë pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit. (A nuk mjafton kjo alibi?, pyet më të drejtë ai.) Një javë më vonë, shkolla e tij u mbyll dhe ai u largua nga puna. “Nëse do të kisha dijeni për të”, tha ai në lidhje me tentativën e dështuar të grushtit të shtetit, nuk do të kishte kisha caktuar datën e dasmës time”.
E.K. më tregoi se dita dasmës së tij martesës ishte mjerueshme, pasi të pranishmit kishin frikë se mund të arrestohej. Që atëherë, ai ka qenë në listën e zezë dhe nuk i lejohet që të ushtrojë profesionin e tij si mësuar apo dhe të punojë në fabrikë. Dhe miqtë e tij të dikurshëm e kanë braktisur dhe nuk flasin më me të.
“Sillen sikur nuk më njohin”, thotë ai. “Më kthejnë kurrizin”.
Në devotshmëri dhe qëllim, “Ai është njëri prej nesh”.
Disa orë pasi zoti Erdogan paralajmëroi se evropianët nuk do të jenë të sigurtë në rrugë, nëse politikanët e tyre vazhdojnë të provokojnë atë, kam vizituar një qytet të vogël provincial dhe me diell në veri të Turqisë, për të ndjekur një tjetër fjalim. Në Evropë, komentet e mëparshme të zotit Erdogan kishin ngjallur frikë dhe zemërim. Por në mitingun e Kastamonu, ai evokonte dashuri dhe dhembshuri.
“Do të sakrifikojmë jetën tonë për Tajjip Erdoganin”, tha një grua atje, Zejnep Dallkëllëç, 65 vjeçe, një shitëse ambulante të sheqerkave prej pambuku. Ndërsa një tjetër grua nisi të qante, kur e pyetën se çfarë mendonte e presidentit.
Mbizotëronte një atmosferë optimiste, një atmosferë karnavalesh, ndërsa banorët vendas ishin përgatitur për të mirëpritur një person që shumica e tyre identifikohet me të. “Ai është një prej nesh”, tha Hasan Birgyn, një shitës 59-vjeçar në pension.
Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kam biseduar me njerëz, të cilët po përpiqen në një farë mënyre që të ruajnë një ndjenjë normaliteti në kushtet e një krize kombëtare. Historitë e tyre janë ato individuale, por një forcë e lidh ato: presidenti. Më shumë se kurrë, zoti Erdogan luan një rol qendror në çdo dinamikë pushteti, dhe në çdo sfidë me të cilën përballet vendi.
Por, ai kërkon më shumë: Referendumi i 16 prillit mund t’i japë atij më shumë autoritet se kurrë.
Pra, cila është thirrja e zotit Erdogan dhe pushteti i tij dhe kush do të votojë për zgjerimin e pushtetit të tij?
Ai sigurisht ka përdorur frikën si një mjet efektiv. Qeveria e tij ka burgosur më shumë gazetarë se çdo vend tjetër në botë, dhe madje edhe disa nga ata që e kanë kritikuar atë në mediat sociale janë arrestuar dhe përballen me akuza penale. Ai ka spastruar rreth 130 mijë punonjës të administratës dhe ka arrestuar më shumë se 40 mijë persona që prej tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të verës së kaluar.
Por, entuziazmi që vura re në mitingun e Kastamonu sinqerisht është shumë i vështirë për t’u kuptuar. Pushteti i zotit Erdogan buron më shumë nga ajo që ai premton dhe ajo që ai u ofron mbështetësve të tij, dhe nga mënyra se si ai frikëson kritikët e tij.
Për admiruesit e tij, zoti Erdogan është ende dikush që ofron më shumë stabilitet se sa përçarje. Ata e shohin propozimet e tij për të zgjeruar pushtetin e presidencës, si një rrugë për më shumë siguri, sesa një terren të rrëshqitshëm drejt sundimit të një njeriu.
Për znj. Dallkëllëç, një ish-fermere, zoti Erdogan është personi që ka zgjeruar programet e mirëqenies dhe ndihmës sociale duke e e larguar atë nga varfëria, pas vdekjes së burrit të saj.
Hulja Çataloglu, një ish-mësuese, e cila merrte pjesë në miting bashkë me dy fëmijët e saj, thotë se zoti Erdogan ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës së spitaleve të qytetit, ka ndërtuar rrugë më të mira dhe ka rritur standardin e shkollave lokale. Ajo beson se rritja e kompetencave të presidentit do të përmirësojë cilësinë e infrastrukturës shtetërore. “Ai është personi i duhur dhe më i miri për këtë vend”, thotë ajo.
Kërcënimet e zotit Erdogan në adresë të Evropës, të cilat shihen me alarm në Berlin dhe Bruksel, tingullojnë më shumë inkurajuese për mbështetësit e tij në Turqi. Në Kastamonu, shumë e miratojnë gjuhën dhe qëndrimin e presidentit në mbrojtje të Turqisë. “Nëse dikush e sulmon atë”, thotë Zejnep Axhar, një studente 18-vjeçare, “kjo do të thotë që ai po bën gjënë e duhur”.
Ndërsa mijëra persona në Kastamonu presin me padurim ardhjen e zotit Erdogan, një nga ministrat e tij, Mehmet Ozhaseki, prezantoi atë si i “vetmi person që i rezistoi regjimit të vjetër”.
Kjo të kujton se, edhe pse disa e konsiderojnë atë tiran dhe shtypës, të tjerët kanë një opinion tjetër, – ndoshta më të thjeshtë – si një mbrojtës nga establishmenti i vjetër që fajësohet për anashkalimin e vullnetit të shumicës për dekada të tëra në Turqi. Që nga ajo kohë, shumë nga ajo pjesë e shoqërisë turke kanë përmirësuar cilësinë e jetës dhe gjendjen sociale.
“Me Erdoganin”, thotë Jusuf Parlajan, një pensionis në Kastamonu, “kemi varrosur idenë se vota e një bariu në mal ka më pak vlerë se votën e personi në qytet”.
Apeli i zoti Erdogan gjithashtu buron dhe nga mënyra se si ai ka rritur hapësirën – si fizikisht dhe metaforikisht – të Islamit në jetën publike. Ai thotë se synon të kultivojë një brez më të devotshëm të turqve. Ai ka hapur dhjetëra shkollave të reja fetare, dhe ka hequr kufizimet për mbulesat islame të kokës për vajzat në universitete, në ushtri dhe shërbimin civil.
Mbi të gjitha, ai ka arritur të bindë shumë votues që masat e tij janë të lidhura e rritjen e lirisë fetare, ose më saktë për të eliminuar hendekun mes fesë dhe shtetit. Turqia e zotit Erdogan nuk ka dëmtuar sekularizmin, por më tepër është bërë “më përfshirëse”, argumentoi një miratimin znj. Çataloglu.
“Kur isha në universitet, mikeshat e mia nuk mund të vinin në shkollë, sepse mbanin veshur shami në kokë”, tha znj. Cataloglu, e cili nuk mban një mbulesë të tillë, por që nëna dhe vjehrra e saj mbajnë shami. “Tani gratë e mbuluara mund të punojnë kudo”.
Shumë shqetësohen se e gjithë kjo do të ndryshojë nëse zoti Erdogan largohet nga detyra. Kjo, mund të duket e vështirë të imagjinohet. Presidentit i mungon ndonjë rivalët i dukshme brenda partisë së tij. Lideri më karizmatik opozitës, Selahattin Demirtassh, lideri i një partie politike pro-kurde, është në burg.
Administratat e mëparshme turke ishte e detyruar të funksiononte nën kontrollin e elitës së dikurshme të fuqishme ushtarake që e kanë parë veten si mbrojtëse të sekularizmit dhe kishte një histori të gjatë me grusht shtetet e suksesshme. Por, vitet e spastrimeve dhe reforma sipas zotit Erdogan kanë dëmtuar fuqinë e ushtrisë, dhe tentavia e dështuar e grushtit të shtetit të verës së kaluar ka dëmtuar kohezionin dhe prestigjin e ushtrisë, dhe ka farkëtuar reputacionin e vetë zotit Erdogan. Më tej, masat pasuese të presidentit ndaj disidentëve të pretenduar, kanë eliminuar mijëra kundërshtarë të mundshëm në rradhët e administratës shtetërore.
Por, të gjitha këto pika gjithashtu lenë të kuptohet se kontrolli i pushtetit nga zoti Erdogan mund të jetë më i dobët nga ç’duket në pamje të parë.
Tentativa e grushtit të fundit të shtetit dështoi, por gati rezultoi e suksesshme, dhe një ripërsëritje e një tentative të ngjashme nuk mund të përjashtohet. Mungesa e rivalëve të brendshme sugjeron një njeri të kujdesshëm edhe me aleatët e tij të natyrshëm. Spastrimi nga ana e tij e administratës civile dhe ushtrisë ka lënë një vakum të madh që nuk mund të plotësohet vetëm me fraksionin e tij. Njëra nga palët me të cilët ai ka qenë i detyruar të kërkojë një aleancë ka gjasa që të jetë ndarë në dy pjesë, duke mos mbështetur zotin Erdogan në përpjekjen e tij për të siguruar një shumicë definitive në referendumin e ardhshëm.
Dhe ndërsa ai është në prag të arritjes së një pushteti personal, zoti Erdogan ende ka pikat e tij të dobëta. Dhe për turmat në Kastamonu, ndoshta ky do të ishte dhe shpjegimi përfundimtar për thirrjet e tij: Për ta, pushteti i presidentit pjesërisht rrjedh nga frika se ai mund të humbasë pushtetin në çdo moment.
*Patrick Kingsley investigon si njerëzit në Turqi përballen me kohë të vështira, një komb të tensionuar nga lufta, kryengritjet terroriste, kriza e refugjatëve dhe shtypja e disidentevë dhe kundërshtarëve politikë.

Shkrimi origjinal: : https://www.nytimes.com/2017/04/06/world/europe/turkey-erdogan-gulenist-movement.html?_r=0

Tribuna

Email