Isha i ri!

16 Gushtë 2017 | 18:00

Shkruan: Kamer Demaku

Isha i ri, por mjaftueshëm ti kuptoja rrjedhat e asaj kohe, sakrificën dhe vuajtjet një populli të tërë, për lirinë që aq shumë na kishte munguar.
Unë e quaj fat gjenerate që isha pjesë e asaj kohë dhe shërbimi, ne mënyrën time dhe moshën time, i mirë apo i keq unë kam gjykimin time, gjykojeni ju si të doni!
Pra isha 16 vjeç, ku deri ne atë kohë ashtu siç me kishte mësuar tradita shqiptare dhe familja, e kuptoja që nënshtrimi para okupatorit është përulje, që qon ne asimilim dhe zhdukje.
Natyrisht që ndikimi nga familje apo rrethi që jeton, ka rendësi ne të kuptuarit e jetës qoftë ne një mënyrë apo tjetër, natyrisht edhe për vendin dhe atdheun!
Duke parë persekutimin e një populli të tërë, vuajtjet nga okupatori, natyrisht s’kishte si të mos ndodhte ndryshe, për veç fillimit të një lufte, si një mënyrë sakrifikues dhe sublime për ta fituar lirinë.
Nuk dua për asnjë moment të tregoj çfarë me bëri ky që jam sot, sepse nuk kam pasur, apo nuk kam ambicie që ta shndrit figurën time, përmes rrëfimit të se kaluarës.
Por përmes këtij rrëfimi dua të ndalem ne piken ku këto ditët e fundit me beri te kthehem ne te kaluar, sa për të kuptuar bazamentin e ndërtuar politik, të disa prej figurave politike që sot janë ne skenë.
Edhe ky mund të këtë qen fat, i mire apo i keq unë kam gjykimin tim, të jem pran disa figurave, apo udhëheqësve të UÇK-së, ne kohë lufte, nënkuptohet për arsye shërbimi logjistik, për ndonjë ushqim apo diçka ngjashëm.
Ishte fillimi, kur e them fillimi mendoj për ditët e para të luftës ku e gjithë familja, i gjithë rrethi i ngushtë i gjerë i familjes tashme ishte i përfshirë, dikush ne shërbimi ushtarak, dikush logjistik, si shumë familje tjera shqiptare ne Kosovë.
Ndërsa bazuar ne moshën time të re, mu ma kishte rastisur fati të jem pjesë e ndonjë shërbimi ekuivalent me rrjedhat dhe situatën, natyrisht bazuar ne moshën time si p.sh, përgatitjen e ndonjë ushqimi, e shërbime tjera me tepër logjistike, në situata dhe vende të ndryshme, male e shpija te braktisura.
Pra shërbimi im ishte pa ndonjë peshë, por i rëndësishëm për ato momente dhe i rëndësishëm për mua sot, që të kem gjykimin tim të drejtë për disa figura të rëndësishme të UÇK-së, ne rrugëtimin tyre sublimues dhe sakrifikues për lirinë vendit!
Nuk dua që ta madhëroj dike, nuk dua as ta mbi vlerësoj dike, nuk jam as amnistues i se keqes, ne natyrën time nuk është shumë i theksuar elementi aposionimit, ngritjes, dhe lëvdatave të pa qena ndaj individëve të caktuar.
Por ajo qe natyrisht me shtyri të shkruaj këta rreshta mllefi janë, akuzat i shfaqura nga element dhe grupe të caktuara, kontraverse ne qëllimet e tyre poltike ndaj vendit, duke sulmuar ne këtë mënyrë vlerat sublime dhe figura me bazament të pastër kombëtar dhe politike ne kohen dhe vendin e duhur.
Pak sa e vështirë tash për tu kuptuar, po ne atë kohe me një moshe të re, kisha pak me të vështirë të qëndroja pa frike, natyrisht frike lufte!
Si një i ri edhe këndvështrimi im për filmat ishte i bazuara ne heronjtë e skenave dhe momenteve të caktuara ne kohë të caktuara!
Edhe luftën kur filloj e shija të atillë!
Deri ne momentet kur krismat viktimat, me benë të mendoja se filmat tashme kanë përfunduar!
Por ku e bazoja shpresën time për vendin, jetën time dhe të familjes!
Nga heronjtë e filmave dhe imagjinatës time, fillova të kërkoj heronjtë të vërtetë ne mënyrë që të varë shpresën për jetën, familjen dhe vendin tim.
Natyrisht syri me kërkonte atë që kishte parë heronjtë, që ne momentet me të vështira ata do jen aty pran që ne të ndihemi të sigurt.
Bazuar ne shërbimin tim që siç e theksova ishte modest, por natyrisht i rrezikshëm dhe i rëndësishëm për ato momente kritike.
Unë tashme dalëngadalë fillova të ndjehem me fat, jo që kisha gjetur strehë të sigurt, por isha me pran atyre që luftën e kishin filluar me një qellim dhe objektivë, për ta fituar.
Tek ta shihja buzëqeshje edhe atëherë kur unë zvarritesha me ndonjë muri apo shkëmbi, nga krismat e pa rreshtuar nge artileria serbe.
Njeri nga ato momentet kur të benë të mendosh sikur gjithçka ka përfunduar, tek ta shihje shpresën e triumfit dhe lirisë!
Duke u bazuar me shumë ne nevojën për të përgatitur shpesh herë ushqim, ne ato mënyra dhe kushte lufte, unë isha afër tyre ne disa momente tepër kritike gjate luftës ne vende dhe zona të ndryshme, pra kisha mundësi të shija qarte sakrificat, luftën e tyre, deri ne triumf.
Shërbimi ndaj vendit/atdheut edhe mund të jetë obligim i secilit nga ne, por natyrisht lufta ka specifikat e saj sublime, andaj nder figurat e tjera qe sot janë ne skenën politike, kësaj radhe për hirë të debatit dhe akuzave të turpshme nga oponent politik që po bëhen ndaj figurës se Kadri Veselit, ndjeje konstilacion njerëzor për të treguar se akuzat e tilla ndaj tij dhe figurave tjera të UQK-së, janë aq të po kuptueshme, po aq kundërthënëse, ne raport me vijat e interesit nacional për vendin, duke pasur parasysh bazamentin e tij politik të ndërtuar ne vlera sublime dhe kombëtarë!
Eksponent të tillë me akuza te tilla jo vetëm që nuk kontribuan ne bazamentin e këtij shteti ne kohën dhe vendin e duhur, por ata edhe sot sulmojnë shtyllat dhe simbolet e këtij shteti të ndërtuar mbi vlerat sublime!
Këta element siç duket nuk ju kishte mjaftuar sulmi ndaj institucioneve që benë vite me radhe, por tash siç duket kanë ndryshuar strategjinë e tyre, duke sulmuar figurat e Ushtrisë Çlirimtare me qëllime të pastra denigruese, dhe përftimi ne kontekst të arritjes se pushtetit dhe objektivave të tyre politike.
Për te arritur synimet e tyre politike mbi te vërteten, kjo linjë politike siç duke me nuk është duke zgjedhur rrugë apo mënyrë për të arritur synimet e saja politike.
Kurrë nuk e kisha menduar se një dite dikush do të abuzoj kaq shumë me lirinë, duke sulmuar pa reshtur institucionet e saj, bartësit e tyre dhe vlerat sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ne si shoqëri nuk duhet të ndikohemi nga sulmet e tilla nga njerëz e tillë, ne duhet të ndjekim hapin e zhvillimit të gjykimit ton të drejtë, ndaj këtyre elementëve që ne prioritete tyre kanë sulmin ndaj çdo vlere institucionale, njerëzore politike, ndaj vlerave tona që kishim ne periudha të caktuar për synimet tona te lirisë dhe shtetëndërtimit.
Ndryshe këta element politik do të vazhdojnë të na tërheqin zvarrë, ne synimet dhe objektivat e tyre të dyshimta politike!

Tribuna

Email