Çka mësuam nga zgjedhjet?

24 Qershor 2017 | 15:19

Shkruan: Seremb Gjergji

Për të gjithë ata që duan ndryshim, kanë dalë mjaft mësime. Por, më të rëndësishmet janë dy (2).
1. Nga këto zgjedhje kanë shkuar dëm rreth 100.000 mijë vota, të cilat sistemi proporcional i ka futur në kazanin e përqindjes së partisë.
Pra, duhet të ndryshoi Ligji për zgjedhje, Procesi i votimit dhe Mënyra e numërimit të votave. Ky sistem tashmë po tregohet i tejkaluar. Mbi të gjitha, duhet të ndryshojnë edhe Zonat e Votimit.
2. Kandidati nga qyteti pwrkatws, është ai që ka filluar të përkrahet nga qytetarët. Ndërsa, votat për udhëheqësit e 10-së, pak kanë reflektuar – karshi viteve tjera. Kemi mësuar se 30.000, apo 50.000 apo 80.000 e besa edhe 100.000 vota kanë shkuar dëm. Secilit udhëheqës të listës i janë dhënë votat e deri në 9 deputet, dhe të gjitha kanë shkuar dëm. Pse?

Nëse dëshirojmë ta qojmë Kosovën përpara – atëherë duhet t’i bëjmë të gjitha ndryshimet e lartcekura. Ky Parlament dhe kjo Qeveri e re, për hir të avancimit të gjithë politikës shtetërore, duhet t’i bëjnë këto ndryshime.

Tribuna

Email