A po rrëshqet Maqedonia, kah zhbërja e saj!

06 Prill 2017 | 19:08

Shkruan: Fadil Maloku

1. Z.Ivanov, me faktin dhe aktin e refuzimit të “dorës Evropiane”, të udhëhequr nga Z.Johannes Han e Z.Donald Tusk, për mandatimin e shumicës parlamentare, realisht dëshmojë se agjenda e Tij, si ish President, ishte një Projekt me prapaskena më tepër proserbe e proruse, se sa proevropiane e proamerikane!
2.Ngase, të refuzosh “dorën Europiane”, e në të njëjtën kohë të mos kesh alternativa tjera operuese diplomatike, nënkupton që: ose je i marr, ose je tipik pro rus! Refuzimi, gjithashtu dëshmon se pozicionet e Tija, ishin skajshmërisht puro ultranacionaliste, në rrethanat kur e gjithë Evropa, standardin e barazisë etnike e ka vë jo më tej si paragraf kot se koti, por, si një standard kyç që duhet të prodhoj përveç: sigurisë dhe stabilitetit rajonal, edhe një ombrellë sociale, politike, ekonomike, e kulturore për vendet e Ballkanit Perëndimor!
3. Maqedonia, me veprimet e pa përgjegjshme të politikanëve maqedon, pra, ish Presidentit Ivanov, dalëngadalë por sigurt, po rrëshqet kah pasiguria, e më këtë edhe kah zhbërja e saj! Këta skenarë, janë padyshim; prorus dhe proserb! Ndërkaq, shqiptarët gjithandej, duhet të jenë të përgaditur për këto sfida e provokime sllavomaqedone!

Tribuna

Email