A do të “harrojmë” përsëri kur të votojmë ?

02 Qershor 2017 | 17:39

Nga: Renato Shkulaku

Pas disa javësh, në Shqipëri do vijë dhe dita kur Shqiptarët do të votojnë qeverinë e re për 4 – vjecarin e ardhshëm. Si zakonisht, edhe këtë vit zgjedhjesh, Shqiptarët me shumë mundësi do të harrojnë, momentet kur kanë “qarë” , kritikuar, ofenduar qeverinë  apo partitë e tjera dhe do të shkojnë sërish të votojnë partitë “tradicionale”, prej të cilave, edhe pse kanë vuajtur shumë, përsëri i votojnë.

Po përse ndodh kjo ?

Për mendimin tim, politikanët shqiptarë e përdorin në mënyrë perfekte politikën,duke shfrytëzuar pikat e dobëta të qytetarëve, duke iu bërë ndere në këmbim të votës, apo duke i mbushur me premtime, ku pak prej tyre mbahen.  Shumë njerëz do të shesin votën në këmbim të ndonjë posti , pune,  shume parash etj, dhe do të harrojnë.Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe familjet e tyre, ku të gjithë, si popull do të humbim mundësinë  për të  ndryshuar vendin tonë, do të humbim votën, e cila është  e vetmja që mund të na plotësojë dëshirën tonë. Prandaj lërini interesat personale kur të votoni, por mendoheni shumë herë, pasojat qe mund të ketë ajo vote për  Shqipërinë. Por nga një anë qytetarët nuk kanë edhe shumë faj, pasi nuk kanë alternativa të duhura për t’ja besuar drejtimin  vendit dikujt, i cili do mendojë në fillim për interesat e vendit, të popullit e më pas ato vetjake. Por gjithsesi, nese njeriut nuk i pelqejne dy apo me shumë “gjellëra” ateherë do të gatuajë një gjë tjetër. Pra të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne, të gjithë së bashku. Nuk duhet të lejojmë përcarje, sic po ndodh rëndom tani, ku shumë persona sidomos të rinjtë, bëhen simpatizantë të partive të ndryshme, pasi mendojnë se nëpërmjet tyre do të sigurojnë të ardhmen,

Në këtë mënyrë ata ndjekin shembujt e politikanëve aktuale, duke rrezikuar të bëhen si ata, dhe të bëhen të padobishëm në të ardhmen për vendin dhe shoqërinë, do rrezikojnë të bëhen “gjakpirës” të qytetarëve të pafajshëm etj.  Që të shmangim këtë, ne duhet të bashkëpunojmë të gjithë , për të mirën tonë. Nëse s’na pëlqejnë këta politikanët e “ndershëm” atëherë të mundohemi të gjejmë njerezit e duhur që ti besojmë “jetën” tonë. Shpresoj që të gjithë Shqiptarët të reflektojnë dhe të mos përsërisin gabimet, por të sjellin një frymë të re për Shqipërinë , e cila ka pasur dhe ka shumë nevojë për të. Prandaj fatin tonë, e kemi vetë në dorë. Nëse duam të vuajmë atëherë më 25 qershor, kutitë gati janë. Nëse s’sduam atëherë të gjithë së bashku të mendojmë zgjidhjen, se si mund ti largojmë nga pushteti të gjithë “kokat” e korruptuar.

Megjithëse mbetet vështirë fakti se shqiptarët mund të bjenë një mendje.

Tribuna

Email