Ndërmjet shtetit demokratik dhe miqëve historik!

02 Prill 2018 | 22:13

Shkruan Xhevdet Smakiqi

Profesori dhe patrioti absolut i kohëve tona Ukshin Hoti,në gati pothuajse çdo mendim te tij te thellë e të lartë mbi pozicionin e shqiptarëve në Ballkan, ka argumentuar se rrënjet e robërisë se kombit tonë janë në Moskë, zullumi e vuajtet i përqon Beogradi te ne.

Duke qenë se ne në këto vitet e pas pavarësisë se Republikes se Kosovës , kemi instaluar tallava qeverisjen me kuadro kukulla në pamje e në funksion, që dirxhiohen me buzqeshje e vetulla të mrrolura, sot si kurr me parë as nuk po fitojmë miq të ri e shumë më keq po rrezikojmë miqtë më të mëdhaj të kohëve kur na shpëtuan nga zhbërja.

Po të ishim profesional atdhetarë e të përgjegjshem sot nuk do të kishin ndodhur këto filma e skenare që vetëm në inters të shtetit nuk janë.

Rilnidasit tonë jetuan e u edukuan në Stamboll e shumë patrotë si Konica e Noli që kishin miqësi me Wudro Wilsonin në Washington, Vjenë, Paris e Londër, e bënë Shipërinë siç sot e kemi të cunguar por pa miq nuk do ta kishim.

Ne si komb i vjetër jo i madh, por kurrë i dorëzuar me gjakun tonë dëshmuam se e duam dhe japim jetën për atedheun tonë por që kemi nevojën jetike të miqëve tonë historik.

Ne nuk e kemi lluksin as fuqinë dhe as dijen planetare të definojmë interesat gjeopolitike të miqëve të mëdhaj jetik si SHBA, Turiqia, Anglia, Austria, Franca e Gjermania.

Ne nuk mundemi dhe as që duhet të tentojmë t’i mësojmë ata sepse ata nuk e kanë nevojen tonë as të mësuarit as të funksionuarit e tyre.

Nëse ne do të kishim pasur nivelin e dijes përgjegjshmerisë e profesionalizmit edhe Gylenistët e deportuar do t’i procedonim konform ligjeve tona pa asnjë shkelje të parimeve tona, duke ruajtur barazinë e trajtimit por dhe duke mos cenuar miqësinë e pashlyeshme të kombit tonë me Turqinë.

Ne si shtet nuk e definojmë se si e konsideron Turqia organizatën e saj FETO paqësore që ishte deri në vitin 2015 apo terroriste, Turiqa e ka sovranitetin e saj mbi çdo çështje të saj.

Ne duhet të gjejmë forcën e dijes e përgjegjshmerisë për të mbrojtur vlerat tona kombëtare dhe të drejtat e njeriut si vlera të shtetit demokratik.

Qeveria duhet të zbatojë ligjet e Kosovës, por ka barabarsishtë përgjëgjsi me i ruajtur dhe kultivuar miqësinë me shtetet mike historikishtë ku hynë dhe Turqia.

Nëse kjo nuk arrihet atëherë dikush duhet te na ndihmoi te dalim nga rreziku i injoratëve servilëve dhe kukullave ne diplomaci e kudo ne vendimarrje.

Tribuna

Email