Ushqimet që ju disponojnë
Lifestyle

Ushqimet që ju disponojnë

31 Mars 2017 | 14:41

Dietologia Zoe Bingley-Pullin ju sugjeron disa ushqime për ngritjen e humorit që, fatmirësisht, shumë prej tyre i keni në frigoriferin tuaj.

Avokado është një nga pesë ushqimet që dietologia Zoe sugjeron. Ky super ushqim është i pasur me tirozinë, që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë – e njohur si qendra e kënaqësisë në tru.

Rritja e dopaminës në trup çon në rritjen e ndjesive të kënaqësisë dhe motivimit. Avokadot përbajnë gjithashtu më shumë acid folik se çdo frut tjetër. Vitamina B nuk është e mirë vetëm për gratë shtatzëna, por ndihmon edhe në uljen e një aminoacidi në trup i lidhur me ankthin dhe depresionin. Avokadot janë të pasur edhe me acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese këto që forcojnë shikimin dhe mbrojnë zemrën.

Peshku i yndyrshëm është gjithashtu i pasur me acide yndyrore, që trupi nuk mund t’i prodhojë në mënyrë natyrale. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në rritjen si të dopaminës ashtu edhe të serotoninës në trup.

Përzierja e orizit kafe ose një tjetër karbohidrat i shëndetshëm me peshkun është një tjetër vakt i mirë për të rritur humorin. Studimet kanë treguar një lidhje mes karbohidrateve dhe prodhimit të serotoninës, një stabilizues natyral i humorit, që lidhet me nivele të ulëta depresioni.

Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Banania me çokollatë jo vetëm do t’ju ëmbëlsojnë, por do t’ju ngrenë edhe humorin. Bananet janë të pasura në aminoacidin truptofan, që trupi e përdorur për të prodhuar seretoninën.

Spinaqi nuk është vetëm i pasur me magnezin që rrit nivelet e serotoninës, por është gjithashtu plot me zink dhe acid folik, lëndë ushqyese këto që luftojnë depresionin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email