Thyhet misteri i sëmundjes që prek vetëm 400 njerëz në gjithë botën
Lifestyle

Thyhet misteri i sëmundjes që prek vetëm 400 njerëz në gjithë botën

16 Prill 2018 | 9:34

Misteri që fshihej prapa “kullimit të dyllit të qiriut”, sëmundje kjo që prek vetëm 400 persona në gjithë botën, është thyer në një studim ‘shqetësues’.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mutacionet gjenetike janë shkaktari kryesor i çrregullimit të rrallë i njohur si melorheostosis, e cila ndodh vetëm kur preken eshtrat dhe nuk përhapen askund tjetër në trup, gjë e cila është kundër besimeve më të mëhershme.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre mund të hapin rrugën për një trajtim të ri për rreth 400 persona që vuajnë nga kjo gjendje ë gjithë botën.

Melorheostosis çon në formimin e tepruar të eshtrave që i ngjan dyllit të qiriut në rrezet X dhe mund të shkaktojë që pacientët të kenë dhimbje të mëdha, deformime të eshtrave dhe lëvizje të kufizuar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email