Si të evitohet lodhja kronike dhe të forcojmë imunitetin?
Lifestyle

Si të evitohet lodhja kronike dhe të forcojmë imunitetin?

04 Nëndor 2017 | 15:21

Edhe pse sindroma e lidhjes kronike mund të paraqitet në çdo moshë, ajo më shpesh godet personat në vitet e vona të tridhjeta deri te të pesëdhjetat.

Po ashtu, femrat vuajnë shpesh nga kjo gjendje dhe sipas disa të dhënave në mesin e pesë të prekurve nga kjo gjendje, katër prej tyre janë gra.

Rreziku më i madh për zhvillimin e sindromës së lodhjes kronike paraqitet te personat që nuk janë aktivë dhe personat që janë nën stres.

Sindroma e lodhjes kronike është çrregullim, të cilin e shkakton një lodhje e vazhdueshme e pashpjegueshme.

Së bashku me lodhjen kronike shpesh vjen edhe deri te inflamacioni në fyt, dhimbje të kokës, dhimbje në muskuj, problem me të mbajturit mend dhe koncentrim, dhimbje në nyja, dhimbje e përgjithshme dhe vështirësi me gjumë.

Çfarë duhet ndërmarr për të pasur më shumë imunitet?

Konsumimi i tepërt i sheqerit në ushqimin ditore 100 gramë ose 20 lugë të vogla çaji, mund të dëmtojnë imunitetit për madje 40 për qind.

Bëhet fjalë për dobësimin e aktivitetit të rruazave të bardha të gjakut për të shkatërruar mikrobet.

Për të tejkaluar këtë gjendje duhet ushtruar rregullisht. Në fakt, mos aktiviteti ngadalëson lirimin e toksinave trupore. Për dallim nga kjo, ushtrimet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe aktivizojnë muskujt.

Më të lexuarat

Tribuna

Email