Shprehitë e natës që ju shtojnë peshë!
Lifestyle

Shprehitë e natës që ju shtojnë peshë!

07 Shkurt 2017 | 14:38

Nëse nuk dëshironi të shtoni peshë, është mirë që t’iu kushtoni kujdes këtyre gjërave që mund të jeni duke i bërë çdo ditë.

Nuk po bëni gjumë mjaftueshëm

Pasojat: Ndikon në metabolizëm, duke e ngadalësuar shumë atë. Duke mos bërë gjumë mjaftueshëm ju filloni të ndjeheni të uritur. Kështu rrisni edhe nivelet e kortizolit dhe ushtroni më pak sepse ndiheni të lodhur.

Rekomandim: Flini të paktën tetë orë!

Hani tepër në darkë

Pasojat: Hani shumë ose hani ushqim të rëndë, që ndikon në ngadalësimin e tretjes, veçanërisht gjatë natës. Ju pëlqen të shikoni TV duke ngrënë, që ju bën të hani edhe më shumë.

Rekomandim: Hani një darkë të lehtë që përbëhet nga proteinat dhe perimet,

Shkoni për të fjetur menjëherë pas darkës

Pasojat: Ju bën që të akumuloni më shumë dhjam. Keni probleme me tretje.

Rekomandim: Duhet të hani darkë diku 1.5-2 orë para gjumit.

Keni fërguar ushqim për darkë

Pasojat: Ka shumë kalori dhe pak kohë për t’i djegur. Fitoni më shumë dhjam. Nuk mund të flini mirë.

Rekomandim: Duhet të hani ushqim të pjekur apo të avulluar gjatë natës.

Hani ushqim djegës në darkë

Pasojat: Ushqimet djegës mund të çojnë në tretje të dobët. Nuk mund të flini mirë. Gjatë natës ushqimet djegës mund të provokojnë edhe thartirë në stomak.

Ju pëlqen të hani ëmbëlsira natën

Pasojat: Sheqeri i bardhë dhe mielli transformohet në dhjam. Nuk mund t’i digjini këto kalori gjatë natës.

Rekomandim: Për desert, hani fruta. Është si një ëmbëlsirë e shëndetshme që nuk do të shtojë peshë.

Hani çipsa pas darkës dhe imtësira të tjera

Pasojat: Hani shumë dhe konsumoni kalori boshe. Fitoni energji shtesë që ju mban zgjuar.

Rekomandim: Evitoni bukën, biskotat, apo çdo ëmbëlsirë tjetër pas darkës. Nëse insistoni të hani diçka, zgjedhni diçka të lehtë me më pak se 200 kalori.

Nuk e hani darkën

Pasojat: Nuk ju ndihmon të humbni peshë sepse nëse nuk hani darkë ngadalësohet metabolizmi juaj. Kjo vetëm do t’ju bëjë të ndjeheni më të uritur në vaktin tuaj të ardhshëm. Mosngrënia e darkës shkakton edhe ankth.

Rekomandim: Edhe nëse nuk keni kohë për një drekë ose darkë të mirë, të paktën hani fruta

Konsumoni kafeinë ose alkool

Pasojat: Këto produkte ndikojnë në gjumë. Ato përmbajnë shumë kalori.

Rekomandim: Zgjedhni lëngje natyrale ose qumësht. Gjithmonë përfundojeni ditën me një gotë ujë.

E përdorni celularin ose kompjuterin para se të shkoni në shtrat

Pasojat: Drita e kaltër, që lëshohet nga pajisjet, ndikon në shëndet dhe gjumë. Valët e radios mund të shkaktojnë gjithashtu edhe pagjumësi.

Rekomandim: Fikni pajisjet të paktën një orë para se të shkoni në shtrat. Lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese./ GazetaTribuna

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email