Seks-krimet e Kevin Spacey ‘nën rishikim’
Lifestyle

Seks-krimet e Kevin Spacey ‘nën rishikim’

15 Prill 2018 | 17:13

Prokurorët e Gjykatës në Los Anxhelos raportohet se janë duke rishikuar “rastet e seks-krimeve” kundër aktorit Kevin Spacey.

Aktori 58-vjeçar është përballur me një numër të madh akuzash për keqtrajtime seksuale vitin e kaluar, përfshirë edhe një nga miku i aktorit, Anthony Rapp, i cili ishte i pari që doli me akuzat kundër yllit, duke pretenduar se e kishte dhunuar kur ishte 14-vjeçar, gjatë një ahengu në vitin 1986.

Tash për tash nuk ka informacione tjera lidhur me rishikimin e rasteve të Kevin Spacey, por kjo vjen pasi që ish-ylli i House of Cards tashmë ndodhet nën hetime të Scotland Yard-it anglez për tri akuza mbi sulme seksuale.

Më të lexuarat

Tribuna

Email