Sa miq mund të keni në jetë pa Fb?
Lifestyle

Sa miq mund të keni në jetë pa Fb?

06 Shkurt 2017 | 16:00

Fakte interesante psikologjike janë seruar për secilin njeri që do të dijë më shumë për veten, Duke filluar nga fakti se në jetë nuk mund të kemi më shumë se 150 miq, duke mos llogaritur facebookun.

A keni pyetur veten ndonjëherë pse i doni gjërat, pse i bëni gjërat, pse ndjeni në mënyrën që ndjeni për gjërat? Psikologjia ka përgjigje të shumta për këto gjëra.

Gjithçka ka të bëjë me funksionet e trurit dhe dopaminën. Të mësosh dhe të jetosh, ja çfarë do të thotë psikologjia.

Njerëzit nuk mund të koncentrohen në më shumë se një gjë. Për shembull, nëse një njeri duke ecur flet në telefon, ai nuk mund të mbajë mend se çfarë ka parë përreth.

Njeriu i ka gjithashtu neuronet pasqyrore, të cilat tregojnë se që nga vegjëlia, personi bën gjëra duke i parë të tjerët si i bëjnë. Në këtë rast, prindërit janë mësuesit më të mirë.

Më pohtë do të njiheni edhe me fakte të tjera të cilat kanë rëndësi të madhe për mënyrën e të menduarit, e cila varet edhe nga kultura prej të cilës jetojmë./ GazetaTribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email