Rikuperohet Christina Applegate
Lifestyle

Rikuperohet Christina Applegate

12 Tetor 2017 | 19:39

Aktorja para nëntë vitesh kishte hequr të dy gjinjtë, pasi që ishte diagnostifikuar me kancer.

Ylli i filmit “Bad Moms”, Christina Applegate(45), para dy javësh ka hequr vezoret dhe tubat për të parandaluar kanceri në këto organe.

Aktorja këtë e ka bërë nëntë vjet pas operacionit për të hequr të dy gjinjtë, për shkak të kancerit, transmeton KosovaPress.

Christina ishte për kontrolle mjekësore çdo vit. Pas diagnozimit në vitin 2008 ndryshoi plotësisht mënyrën e jetës.

Bashkëshorti Martyn LeNoble, ajo dhe vajza e saj Sadie (6) ushqehen në mënyrë organike.

Më të lexuarat

Tribuna

Email