Prezantohet linja e orëve të mençura Nokia Steel Limited Edition
Lifestyle

Prezantohet linja e orëve të mençura Nokia Steel Limited Edition

07 Nëndor 2017 | 12:37

Nokia më herët ka konfirmuar se orët e mençura të kompanisë kanë pasur shitje mjaft të mirë qëkur është blerë kompania franceze Withings.

Për të përmirësuar ende shitjen e orëve të mençura Nokia Steel hibrid, kompania finlandeze ka prezantuar dy modele të reja nga edicioni i limituar: Rose Gold i Full Black.

Modelet e reja nuk sjellin përmirësime në funksione në krahasim me modelet standarde, por kanë dizajn krejt ndryshe dhe janë të krijuara me stilin maksimal dhe me lehtësi për përdorim.

Modeli Full Black Nokia Steel Limited Edition shitet me çmim prej 130 dollarësh, derisa Rose Gold kushton 150 dollarë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email