Park Hotel, bota e magjisë në Shkup (VIDEO)
Lifestyle

Park Hotel, bota e magjisë në Shkup (VIDEO)

28 Shkurt 2017 | 13:00

Në zemrën e Shkupit, aty ku kalon lumi Vardar, në qytetin e kulturave të ndryshme, aty ku takohen gjuhët, civilizimi dhe stili, jo larg Prishtinës dhe shtetit të Kosovës. Aty ku gjithnjë kërkojmë dhe jemi në eksplorim të një ambienti që do t’i plotësonte kërkesat, shijet, por dhe takimet tona.

Të gjitha këto me një fjalë të vetme, i gjejmë vetëm tek një vend, në njërin nga restortet më të mëdha dhe më të bukura të Maqedonisë, i njohur si Park Hotel, hoteli me pesë yje. Ndryshe vend ku takon traditën, të bukurën dhe modernen. Një ambient që të bën të mendosh se je në botën e përrallave, apo thënë ndryshe, në botën e magjisë.

Edhe ne patëm fatin të prekim nga afër këtë magji, e të sjellim nga afër madhështinë, shërbimet, shijen dhe traditën e këtij hoteli, pronë e biznesmenit shqiptar, Enver Maliqi, nën udhëheqjen e menaxherit nga Italia, Giordano Borri, i cili në një intervistë për televizionin tonë, rrëfen gjithëcka për eksperiencën e tij, lidhjen me Maqedoninë, shërbimet e Park Hotel dhe karakteristikat e këtij restorti.

Për më shumë ndiqeni storjen nga Tribuna Channel

Më të lexuarat

Tribuna

Email