Njihuni me Lulin, taksistja prishtinase që e pëlqen profesionin e saj (Video)
Lifestyle

Njihuni me Lulin, taksistja prishtinase që e pëlqen profesionin e saj (Video)

23 Mars 2017 | 19:58

Luljeta Syla, që të gjithë e njohin si Luli, ka filluar punën si taksiste që një muaj.

“Ideja ka qenë e imja, por më kanë inkurajuar edhe shoqëria”, thotë Luli në emisionin Mëngjesi në Tribunë.

“Gjithmonë e kam dashur lëvizjen”.

Ajo thotë se është pritur mirë nga kolegët dhe e kanë ndihmuar rreth lokacioneve.

“E kam mendu që kam me pas gjykime, por jo, më kanë pritur shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo tregon se si janë befasuar pasagjerët kur e kanë parë për herë të parë.

“Në fillim kanë shprehur befasi. Por secili prej tyre më kanë uruar dhe me kanë thënë suksese”, rrëfen Luli.

Luli inkurajon gratë që e duan këtë profesion që të punojnë dhe t’i lënë anash paragjykimet.

Më të lexuarat

Tribuna

Email