Ndoshta e keni bërë deri tani, por më mos pini ujë nga frigoriferi
Lifestyle

Ndoshta e keni bërë deri tani, por më mos pini ujë nga frigoriferi

31 Mars 2017 | 13:52

Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin tretës pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

Të pirit ujë frigoriferi në verë mund t’ju ndihmojë të shuani nxehtësi, por kjo nuk është një ide edhe aq e mençur për shkak të pasojave që kjo shkakton për shëndetin tonë.

Ja, arsyet pse nuk duhet të pini ujë nga frigoriferi:

1. Shkakton probleme për aparatin tretës

Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin tretës pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

2. Uji i ftohtë dobëson sistemin e imunitetit

Të pish ujë të ftohtë menjëherë pas një vakti dobëson funksionet e metabolizmit dhe e bën atë më të avashtë. Ndonëse këto efekte janë minimale, kjo gjë varet nga organizmi i secilit prej nesh.

3. Uji i frigoriferit përkeqëson disa probleme shëndetësore

Sipas European Society of Pediatric Allergy and Immunology, uji i ftohtë përkeqëson gjendjen e astmës dhe migrenës. Uji i ftohtë u shkakton dhimbje koke shumë njerëzve, ndaj nëse ndieni se koka ju dhemb fill pas pirjes së ujit e keni nga kjo.

4. Shkakton dhimbje fyti

Uji i ngrohtë ndihmon në krijimin e një mukoze mbrojtëse në rrugët respiratore ndërkohë që uji i ftohtë bën të kundërtën duke rritur rrezikun të prekeni nga bakteret, viruse t apo agjentët e jashtëm.

Më të lexuarat

Tribuna

Email