Mbjellja e qerpikëve tek Ena (VIDEO)
Lifestyle

Mbjellja e qerpikëve tek Ena (VIDEO)

20 Shkurt 2017 | 13:41

Disa gjëra edhe pse duken të vogla, dhe të parëndësishme, shpesh i japin një kuptim dhe një pamje krejtësisht ndryshe dukjes sonë. E sigurisht të dukesh bukur kërkon jo vetëm përkushtim, por dhe profesionalizëm e mbi të gjitha talent.

E këtë talent që tashmë e ka shndërruar në një dashuri e pasion e ka make up artistja nga Prishtina Ena, e cila na shpalos më shumë detaje rreth shkollimit, punës dhe teknikës të cilën e ka zgjedhur në këtë fushë.

Jo vetëm e talentuar, por edhe mjaftë modeste ajo na rrëfen arsyen se pse la Suedinë për tu kthyer në Kosovë. Shtet në të cilin tashmë ka krijuar familje, shoqëri, por dhe një numër jo të vogël të klientelës, që po i qëndrojnë besnik punës dhe profesionalizimit të saj.

Ndërsa sa i përket mbjelljes së qerpikëve, teknikë në të cilën ajo tashmë është e fokusuar, e që është nga të parat make up artiste në Kosovë që e profilizuar, ajo thotë që kërkesat dita-ditës po rriten. E që është e interesuar përmes një kursi këtë zanat t’ua mësoj edhe vajzave të tjera.

Për më shumë ndiqeni kronikën nga Tribuna Channel

Më të lexuarat

Tribuna

Email