Kjo superveturë shkon nga 0 në 100 km/h për 2.4 sekonda (Foto)
Lifestyle

Kjo superveturë shkon nga 0 në 100 km/h për 2.4 sekonda (Foto)

20 Shkurt 2017 | 12:42

Kompania NanoFlowCell nga Lihtenshtajni është njëra nga kompanitë e cila për panairin e sivjetmë të veturave që do të mbahet në Gjenevë njofton se do të prezantojë modelin e ri sportiv.

Fjala është për NanoFlowCell Quant 48Volt, model sportiv elektrik me kapacitet prej 761 kuajfuqi dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

Tani për tani, dihet vetëm se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky model i ri do ta arrijë për 2,4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 300 km/h.

Gjithashtu, autonomia e NanoFlowCell Quant 48Volt pritet të jetë rreth 1000 km.

a5_1487540266-9905085

a3_1487540266-4528104ax_1487540369-8031400

Më të lexuarat

Tribuna

Email