Inflamacioni i telave të zërit shërohet edhe në kushte të shtëpisë
Lifestyle

Inflamacioni i telave të zërit shërohet edhe në kushte të shtëpisë

08 Shkurt 2018 | 20:11

Një nga format më të këqija të ftohjes me siguri është laringitisi, respektivisht inflamacioni i telave të zërit, që mund t’ua nxijë jetën.


Kur vjen deri të inflamacioni dhe telat e zërit ënjten, zvogëlohet mundësia e punës së tyre normale dhe vjen deri te ngjirja e zërit apo paaftësia totale për të folur. Kur ju ndodh diçka e tillë, më e keqja që mund të bëni është të flisni, sepse problemi vetëm sa do të përkeqësohet.

Nëse është disi e mundshme – heshtni, dhe madje shmangeni edhe pëshpëritjen sepse besoni apo jo, edhe ajo i tendos telat e zërit njëjtë si edhe bërtitja. Po ashtu, mos e tendosni fytin duke tentuar ta pastroni zërin përmes kollitjes, sepse jo vetëm që nuk do t’u ndihmojë kjo, por madje edhe do të përkeqësojë tërë situatën. Nëse megjithatë ekziston nevoja për kollitje, tentoni që ta amortizoni sa më shumë që mundeni.

Më të lexuarat

Tribuna

Email