Gjashtë përbërësit natyrorë për largimin e akneve
Lifestyle

Gjashtë përbërësit natyrorë për largimin e akneve

04 Nëndor 2017 | 17:45

Rreth 80 për qind e grave dhe burrave të rinj përballen me problemin e akneve.

Por ato gjithashtu ndikojnë te miliona të rritur në mbarë botën, të cilët nuk kishin probleme të mëparshme me këtë fenomen të pakëndshëm.

Stresi, mungesa e gjumit, toksina, ushqimi i dobët dhe mosbalancimi hormonal janë faktorët që favorizojnë shfaqjen e puçrrave në fytyrë.

Kimikatet në preparatet farmaceutike mund të shkaktojnë acarim të mëtejshëm të akneve dhe mund të jenë të dëmshme për shëndetin nëse përdoren për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër, ka shumë zgjidhje natyrore për problemin e akneve.

Më poshtë kemi sjellë gjashtë mjetet më të mira natyrore që janë provuar të jenë jashtëzakonisht efektive në largimin e akneve:

1. Bikarbonat natriumi

Kjo është një nga zgjidhjet më të mira natyrore për të zgjidhur këtë problem. Pastrimi i lëkurës parandalon shpërthimin e akneve dhe lehtëson proceset inflamatore. Ajo gjithashtu vepron si një pastrim – heq shtresat e qelizave të lëkurës së vdekur dhe heq puçrrat.

Merrni disa lugë sode buke dhe përziejeni me ujë të nxehtë derisa të formoni një pastë të trashë. Aplikoni maskën në lëkurë dhe lëreni për 10 deri në 15 minuta për herë të parë, duke pasur parasysh efektin jashtëzakonisht të fortë të sodës bikarbonat.

Gradualisht ju mund të zgjasni lustrimin deri në një orë ose të lëni maskën në fytyrë brenda natës. Tashmë pas një trajtimi ju do të vini re një përmirësim në lëkurë.

2. Uthulla e mollës

Duke pasur parasysh vetitë antibakteriale dhe antifungal, uthulla e mollës është një tjetër mjet i fuqishëm natyror kundër akneve.

Meqë uthulla është jashtëzakonisht e fuqishme në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, është e nevojshme të hollojmë disa lugë uthull me ujë.

Aplikoni pambukun e lyer me uthull molle dhe përhapeni atë në lëkurën e prekur nga aknet. Lëreni të thahet. Apliko këtë metodë deri dy herë në ditë.

3. Lëng limoni

Limoni vepron kundër baktereve dhe ndihmon për të pastruar lëkurën, andaj është një ilaç efektiv natyror kundër akneve dhe problemeve tjera të lëkurës. Aplikoni lëngun e limonit në lëkurë dhe lini atë për 15 minuta deri në një orë.

4. Vaj kokosi

Vaji i kokosit është i pasur me veti antibakteriale dhe antifungale. Efekti i tij ndihmon në luftimin e baktereve dhe skuqjes së lëkurës. Aplikoni vajin e kokosit në lëkurë dhe fshijeni. Përsëriteni procedurën disa herë në ditë. Për performancë më të mirë, përdorni vaj të papërpunuar organik të kokosit.

5. Niseshte misri

Niseshteja e misrit vepron lehtësisht në lëkurë të ndjeshme, mbron dhe lehtëson skuqjen dhe acarimin e lëkurës.

Ju mund ta aplikoni atë në pjesët problematike të lëkurës ose në të gjithë fytyrën.

Nëse e lini atë në fytyrën tuaj brenda natës, do të vëreni një përmirësim domethënës në lëkurën tuaj në mëngjes.

6.Trajtim fytyre

Ushqimi optimal është një nga faktorët kryesorë në luftën kundër akneve. Prandaj, përpiquni të hani perime, manaferrat ose ushqime me proteina të pastra që nuk shkaktojnë rritje të papritur të glukozës në gjak.

Për lëkurën pa aknet duhet të shmangen ushqimet që përmbajnë vajra të hidrogjenuara, glyten, sheqer dhe produkte bulmeti nga prodhimi konvencional.

7.Shmangni alergjenët

Puçrra mund të jetë pasojë e një alergjie. Mos toleranca ndaj ushqimeve të caktuara është e shprehur nëse vuani nga sindroma e barkut. Personat që vuajnë nga aknet përveç ndryshimit të ushqimit, rekomandohet që të pastrojnë rregullisht organizmin nga toksina.

Më të lexuarat

Tribuna

Email