E thotë shkenca:Beqarët janë më të lumtur
Lifestyle

E thotë shkenca:Beqarët janë më të lumtur

06 Nëndor 2017 | 16:29

Në kohën moderne, ka më shumë persona beqar se sa asnjëherë më parë.
Jeta e një beqari është shpeshherë e stigmatizuar dhe ekzistojnë stereotipe, ndërsa beqarët shihen si persona egoist; e të njëtit mendohet se vdesin në moshë më të re.
Mirëpo, studimet tregojnë të kundërtën për personat që jetojnë vetëm.
Personat që janë beqar jetojnë një jetë mesatarisht më të lumtur se sa personat që janë në lidhje .
Për dallim nga personat që bashkëjetojnë apo janë në lidhje të cilët janë më mendjengushtë në raport me jetën e tyre, personat beqar e vlerësojnë punën dhe kuptimin e vazhdimit të suksesit në jetë.
Ditët e sotme, beqarët po thyejnë kufijtë e familjes tradicionale duke zbuluar anën tjetër të të jetuarit vetëm, në një hapësirë vetëm për vete, apo të ndarë me shoqëri.
Gjeneratat e ardhshme , si beqar duket se do të kenë më shumë liri për ta jetuar jetën dhe për tu kënaqur pa u brengosur shumë për ato që ndodhin përreth.

Më të lexuarat

Tribuna

Email