Djemtë me astmë kanë 30% më shumë gjasa të thyejnë kockat e tyre
Lifestyle

Djemtë me astmë kanë 30% më shumë gjasa të thyejnë kockat e tyre

16 Prill 2018 | 14:37

Kjo vjen pas hulumtimit lëshuar më parë këtë muaj, i cili sugjeron se astma rrit rrezikun e frakturave të kockave në djemtë.

Shumica e pacientëve që janë të prekur nga gjendja, të cilët përjetojnë simptoma çdo ditë, kanë 30 për qind më shumë gjasa për të thyer një kockë sesa ata pa sëmundjen e mushkërive inflamatore, zbuloi një studim.

“Për shkak se astma është një sëmundje inflamatore, ajo mund të çojë në humbjen e kockave duke ndërhyrë në mekanizmat në formimin dhe resorptimin e kockave”, tha autori kryesor i studimit, Sharon Brennan-Olsen nga Universiteti i Melburnit.

Vajzat me astmë nuk janë në një rrezik më të lartë të thyerjeve, sipas studiuesve. Shkencëtarët rekomandojnë që të rinjtë që vuajnë nga astma, duhet të vazhdojnë të jenë aktivë, por të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, transmeton KosovaPress.

Rreth një në 11 fëmijë në Britani të Madhe është i prekur nga astma.

Më të lexuarat

Tribuna

Email