Diamantë të krijuar në laboratorë
Lifestyle

Diamantë të krijuar në laboratorë

04 Nëndor 2017 | 15:39

Industria e diamanteve po kalon kohë të vështira. Shitjet e gurëve të çmuar, tradicionalë për martesa, janë ngadalësuar, ndërsa brezi i mijëvjeçarit e vonon martesën, dhe diamantet e shtrenjta nuk janë më guri i preferuar, siç ka qenë dikur. Një faktor tjetër është se në treg kanë filluar tyë hyjnë diamantë të krijuar në laboratorë.

Diamantët kanë qenë gjithmonë sinonim i dashurisë dhe përkushtimit, por me një çmim të lartë.

Ndërkohë në treg kanë filluar të hyjnë diamantë të prodhuar në laborator.

“Përbërja kimike është saktësisht e njëjtë. Është një diamant i vërtetë. Kemi krijuar të njëjtin proces që ndodh në natyrë dhe e kemi prodhuar diamantin në laborator”, thotë Kelly Good me kompaninë Grown Diamonds.

Vëzhgesit e industrisë thonë se diamantët e krijuar në laboratorë janë identikë me ata që nxirren nga miniera.

“Diamantet kanë një përkufizim. Ata kanë një ngurtësi të caktuar. Kanë një strukturë dhe përbërje kimike të caktuar. Në këtë drejtim, diamantët e krijuar në laboratorë janë vërtet të njëjtë me diamantët e nxjerr nga miniera”, thotë specialisti David Weinstein.

Ndryshimi i vetëm i vërtetë është se prodhimi i diamantit në laborator kërkon vetëm disa muaj kohë.

Inxhinierët marrin diamantë nga toka që shërbejnë si farë për të rritur diamante në laborator. Ata i bombardojnë me një burim karboni në temperatura të larta dhe pas disa javësh diamantët rriten si kristale.

Procesi natyror kërkon mijëra vite.

Në fakt e vetmja mënyrë për të treguar ndryshimin është mungesa e papastërtive në diamantet e krijuara në laborator.

“Kam një kristal, një diamant dhe në të shoh një peridot jeshil dhe e kuptoj menjeherë se ky diamant nuk është krijuar në laborator. Pra përmbajtja mund të tregojë shumë për origjinën e materialit. Këtë kërkojnë të veçojnë specialistët tanë”, thotë David Weistein.

Diamantët e krijuar në laboratorë janë bërë sot një industri prej 14 miliardë dollarësh.

“Klientët tanë janë brezi i mijëvjeçarit. Të gjithë që fejohen blejnë diamantë të krijuar në laborator. Atyre u pëlqen gjithashtu aspekti i mbrojtjes së mjedisit. Ai rritet në laborator, pa lëvizur dheun, pa ndotje mjedisore”, thotë Kelly Good me kompaninë Grown Diamonds.

Diamantët sintetikë kushtojnë 30 deri në 40% më pak se diamantët e nxjerrë në miniera.

Vëzhguesit e tregut thonë se diamantët e rritur në laboratorë janë në rrugën e duhur, për të kapur mbi 15% të tregut deri në vitin 2020.

Më të lexuarat

Tribuna

Email