Dhuratat me çokollata nga Almira (VIDEO)
Lifestyle

Dhuratat me çokollata nga Almira (VIDEO)

09 Mars 2017 | 11:37

Çdo vajzë e ëndërron ditën më të lumtur të jetës së saj, ditën kur do ta vesh fustanin e bardhë, e ta bëj betimin e dashurisë. Secila vajzë dëshiron që kjo ditë të duket madhështore në çdo detaj. Kështu dasma për Almira Beqirin u bë motiv e inspirim që ajo të niste një biznes dhe një punë të re.

E veçanta e punës së Almirës dhe dyqanit të saj është pikërisht shija e çokollatave, por dhe mënyra se si ajo i dekoron ato.

Duke qenë se shijet janë të ndryshme ajo thotë se mundohet tu përgjigjet kërkesave të klientëve, por dhe tu përshtatet festave dhe domethënieve të tyre.

Çdo gjë që shihni në këtë dyqan është punë nga duart e Almirës, e cila aq mirë gërshëton shijen e çokollatës me kuptimin e dhuratës.

Përveç dhuratave, Almia bën edhe organizimin e ditëlindjeve, dasmave e eventeve speciale.

Disa çokollata, një shishe vërë dhe disa qirinj do të ishin idealja për secilën festë. Prandaj befasoje personin e zemrës, me një një dhuratë të tillë. Dhuratë që mund ta gjesh tek dyqani MAYA EVENTS AND CHOCOLATE në Prishtinë.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email