Çfarë po përuron Teuta Krasniqi, mblidhen yjet në një vend (Foto)
Lifestyle

Çfarë po përuron Teuta Krasniqi, mblidhen yjet në një vend (Foto)

10 Prill 2017 | 17:40

Hapet qendra më luksoze e bukurisë në kryeqytet.

Kryeqytetit të Prishtinës iu shtua edhe një qendër e bukurisë.

Por kjo nuk është nga ato të zakonshmet. Grimerja Selvije Hoti hapi lokalin e ri të quajtur “Glam Corner”.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre të bukurisë morën pjesë shumë figura të njohura publike, si: Teuta Krasniqi, Labinot Gashi me të dashurën, modele, moderatore e figura të tjera të njohura për publikun.

Tek kjo qendër e bukurisë, përveç shërbimeve të grimit, flokëve, thonjve, depilimit, keni edhe solariumet më bashkëkohore, të pahasura deri tani në vend.

Selvija është e njohur për shumëkënd në profesionin e saj. Më herët ajo operonte nën emrin “Hair Time Makeup” dhe ka qenë grimere e shumë figurave publike, në mesin e të cilëve edhe e ish-presidentes Atifete Jahjaga.

FOTO4

FOTO3

FOTO2

FOTO1

Më të lexuarat

Tribuna

Email