Arsyet pse nuk duhet të hiqni dorë nga mëngjesi
Lifestyle

Arsyet pse nuk duhet të hiqni dorë nga mëngjesi

18 Shkurt 2017 | 10:45

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm dhe mjekët këshillojnë që ai duhet të konsumohet nga secili. Një mëngjes i mirë është dhe një nisje shumë e mirë e ditës.

Sipas disa studimeve të kryera rezulton se personat të cilët kanë fatin të hanë një mëngjes të mirë janë dhe ato të cilët nuk vuajnë nga uria gjatë ditës. Kjo pasi ndikon më së miri në organizëm dhe ka një sërë vetish.

Pikë së pari, kush dëshiron të humbasë peshë, nuk duhet të heqë dorë nga mëngjesi. Kjo pasi studime të ndryshme kanë provuar se shmangia e mëngjesit rrit me 50% mundësinë për të marrë kilogramë.

Konsumi i mëngjesit pas gjumit të natës, vë në lëvizje metabolizmin duke djegur yndyrat si dhe garanton më shumë energji për ta nisur ditën.

Një tjetër arsye pse nuk duhet të hiqni dorë nga vakti i parë i ditës është se rrit aftësitë mendore, forcon kujtesën dhe aftësitë për t’u përqendruar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email