​Si të shkurtoni kohën e larjes së rrobave
Lifestyle

​Si të shkurtoni kohën e larjes së rrobave

01 Gushtë 2017 | 13:08

Kur vjen puna tek larja e rrobave, pjesa më e madhe e njerëzve thjesht ndjekin udhëzimet e paketimit të detergjentit.

Por guruja australiane e pastrimit, Shannon Lush, thotë se kjo është e gabuar. Shannon ka rrëfyer disa truke për të përshpjetuar procesin e larjes, dhe do të habiteni me to. Ajo thotë se gjëja me e rëndësishme që duhet të dini është se më shumë detergjent nuk i bën të më pastra rrobat tuaja.

“Sapuni është me bazë yndrynash. Kur fije kanë kontakt me kaq shumë, tërheqin papastërtinë”, thotë Shannon duke shpjeguar se sasia e tepërt i bën rrobat shumë shpejt më të papastra.

“E dini kur peshqirët pasi i keni larë janë si me gjemba? Kjo ndodh për shkak të sasisë së madhe të detergjentit pasi ka yndyrë. Është si gjalpi kur e hedh në një tigan të ngrohur shkrin, dhe pasi ftohet forcohet prapë”, vijon ajo.

Pra, sa detergjentë duhet të përdorim? Për pak rroba rekomandohet 1/8 e matësit, ndërsa kur keni shumë rroba për të larë, rekomanedohet ¼ e tij. Për rezultate më të mira Shannon rekomandon të shtoni dy lugë gjelle sodë bikarbonat dhe dy lugë gjelle uthull në çdo larje.

Përdorni uthull të bardhë në vend të aromatizuesit të rrobave, aromatizuesi nuk punon gjithmonë. Ai ka bazë vaji, dhe gjithçka që bën është që përhap vajin në larje. Hidhni më mirë uthull dhe sa zbutës, e mbi të gjitha nuk lë aroma”, thotë Shannon. Shannon thotë se njerëzit ankohen gjithmonë se rrobat nuk kanë erë dhe për këtë arsye e përdorin zbutësin. Por mund ti shtoni vaj esencial, por një sasi shumë të vogël, vetëm një pikë esence livandoje. Shannon thotë se kjo metodë shkurton edhe kohën tharjes me një të tretën.  Një tjetër truk për të shkurtuar kohën e tharjes është shtimi i një pecete me robat e lagura. “Unë e urrej tharësen e rrobave, siç mund ti përdorin disa. Një pecete e thatë me robat e lara dhe ato do të thahen tre herë më shpejtë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email