​Shpiket “lapsi” që zbulon kancerin për 10 sekonda
Lifestyle

​Shpiket “lapsi” që zbulon kancerin për 10 sekonda

13 Shtator 2017 | 8:41

Shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit kanë shpikur një formë të lapsit të dorës për të cilin thonë se mund të zbulojë indet kancerogjene.
Ky është tashmë një lajm i mirë në vetvete, por ajo që është më interesante është se “lapsi” mund ta bëjë këtë vetëm për 10 sekonda.Pajisja e dorës, e njohur si MassSpec Pen, mund të revolucionojë operimin e tumorit, duke zvogëluar në mënyrë dramatike rrezikun e lënies së indeve kanceroze brenda pacientit, që do të rezultonte në një reduktim të shansit për kthimin e tumorit. Kirurgjia tani është në sfidë për të gjetur kufirin midis tumorit dhe indeve normale. Në disa raste, ky lloj tumori është i qartë, por në disa raste kufijtë nuk shihen aq qartë. Ky laps i fuqishëm duhet të ndihmojë mjekët në mision për të hequr plotësisht tumorin. Shkencëtarët kanë konfirmuar në Science Translational Medicine se pajisja mund të masë mijëra molekula të pranishme në mostër brenda vetëm 10 sekondave dhe provat sugjerojnë se testi është i saktë 96 për qind. Si funksionon kjo? Parimi është i thjeshtë. Lapsi vihet në një mostër të indeve të dyshuara kancerogjene dhe më pas lëshon disa pika uji. Molekulat e formuara nga indi hyjnë në një pikë uji që pastaj zhytet në laps dhe përgatitet për analiza. Pastaj lapsi vihet në spektrometër masiv, i cili jep përgjigjen se cilat kimikate janë të pranishme, prej nga konkludohet nëse mostra është kancerogjene apo jo. Lapsi deri më tash ka testuar 253 mostra dhe testimi i mëtejmë do të vazhdojë deri vitin e ardhshëm, kur pritet të përdoret në sallat e operacionit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email