​Sa gota ujë duhet pirë në ditë
Lifestyle

​Sa gota ujë duhet pirë në ditë

05 Qershor 2017 | 14:06

Miliona njerëz në botë nuk e dinë se sa gota me ujë duhet konsumuar brenda ditës.
Vetëm 4 për qind e doktorëve në Britani janë shprehur se pacientët e dinë se sa litra ujë duhet të pinë gjatë ditës.Femrat kanë nevojë që në një ditë të pinë 1.6 litra ujë, që është e barabartë me tetë gota, ndërsa meshkujt për dy litra, ose e barabartë me dhjetë gota ujë. Lodhja, kokëdhembja apo përqendrimi i ulët në punë janë vetëm disa nga shenjat e dehidratimit. Ekspertët kanë njoftuar se edhe lëngjet e freskëta dhe qumështi shërbejnë kundër dehidratimit, pasi përmbajnë proteina dhe kalcium. “Një në pesë pacientë vizitojnë mjekun për simptoma sëmundjesh, të cilat vijnë pasi nuk kanë konsumuar sasi të mjaftueshme uji për një ditë. Shoh disa njerëz që janë të lodhur gjatë gjithë kohës dhe kjo vjen për shkak se nuk kanë konsumuar ujë ose lëngje”, tha Roger Henderson për “Daily mail”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email