​Rregullimi sheqerit në gjak me insulinë u vërtetua para 96 viteve
Lifestyle

​Rregullimi sheqerit në gjak me insulinë u vërtetua para 96 viteve

01 Gushtë 2017 | 11:15

Shkencëtarët në Universitetin e Torontos të kryesuar nga biokimisti Frederick Banting më 27 korrik të vitit 1921, vërtetuan se hormoni insulinë rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Insulina është hormon i rëndësishëm anabolik (i sintezës), i cili vepron në inde të ndryshme si në mëlçi, në indin yndyror dhe në muskuj.Ajo e rrit metabolizmin e sheqernave, deponimin e glikogjenit, sintezën e proteinave, sintezën e yndyrnave etj. Megjithatë roli kryesor i insulinës në organizëm është në rregullimin e metabolizmit të karbohidrateve. Ajo mundëson hyrjen e glukozës në qeliza.

Më të lexuarat

Tribuna

Email