​Receta shtëpie kundër rrudhave
Lifestyle

​Receta shtëpie kundër rrudhave

05 Qershor 2017 | 10:52

Rrudhat janë faktori më i madh që frikësojnë pjesën më të madhe të femrave sot në botë. Edhe pse shpesh nuk e pranojmë, por rrudhat fillojnë të na bezdisin sapo nisin të bëhen të dukshme sidomos në pjesën rreth syve. Le të njihemi më tepër me to, për mënyrat e parandalimit të tyre.
Disa femra janë më të predispozuara të plaken më shpejt se disa të tjera: Elastin dhe kolagjeni janë dy substancat më të rëndësishme që e mbajnë lëkurën të re. Nëse e mbroni fytyrën nga dielli, nëse nuk pini duhan apo alkool, fytyra juaj do të ketë më pak rrudha se e dikujt tjetër që qëndron në diell për një kohë të gjatë etj.Duhet t’ i kushtoni vëmendje lëkurës përpara se të arrini 30 vjeç: Është pak e vështirë në fakt të besohet se një ditë fytyra do plaket, kur je ende në moshë të re. Megjithatë dermatologët këshillojnë që fytyra duhet trajtuar që me fillimin e adoleshencës! Dielli nxit plakjen e lëkurës:Kjo është mëse e vërtetë. Këtë femra e kupton kur arrin të 40-at. Kjo është mosha kur ato femra të cilat janë ruajtuar nga rrezet e diellit duken deri në 10 vjet më të reja. Ja disa nga kurat më të mira natyrale kundër rrudhave – Në një tas përzieni një lugë gjelle vaj cilësor ulliri, një lugë gjelle lëng portokalli dhe 2 lugë gjelle djath të grirë, deri sa të krijohet një pastë e njëtrajtshme. Aplikojeni këte pastë në fytyrë, qafë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Një nga format më të thjeshta për trajtimin e çdo tipi fytyre është vendosja apo përdorimi i drejtpërdrejt i frutave në lëkurë. Për lëkurën e pahidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë kajsitë, bananet dhe pjepri. Vetë ju mund të përgatisni një maskë duke miksuar të gjitha këto fruta ose thjesht nëse nuk keni kohë, mund ta fërkoni fytyrën me një cope pjepër ose me lëkurën e kajsisë. Karrotat janë tejet të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Një metodë tjetër efikase është dhe shplarja në mëngjes dhe në mbrëmje e lëkurës me lëng karrote. Vaji i ullirit është një nga trajtuesit më të mirë kundër rrudhave – masazhoni fytyrën me disa pika vaj ulliri dhe do të shihni menjëherë efektet. Mos harroni që strategjia më e mirë ndaj rrudhave është parandalimi i tyre ! Burimi: Radio e Jashtme e Kines.

Më të lexuarat

Tribuna

Email