​QKUK po hulumton rastet në klinikat kirurgjikale
Lifestyle

​QKUK po hulumton rastet në klinikat kirurgjikale

13 Shtator 2017 | 15:17

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës , dr. Curr Gjocaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim pune me drejtorët e klinikave kirurgjikale, anesteziologët , zyrtarë të barnatores qendrore dhe sektorit teknik.
Në takim u diskutua në lidhje me punën në bllokun operativ kirurgjikal, me theks të veçantë në lidhje me rastet e fundit të raportuara nga klinikat përkatëse, si komplikime të mundshme të gjendjes shëndetësore të disa pacientëve pas operacionit, të ndodhura në ditët e fundit.Pas diskutimeve që u bënë sot, por edhe konsultimeve të ditëve të kaluara, u vendos që përmes komisioneve të formuar nga QKUK lidhur me këtë çështje, të bëhen hulumtimet e detajuara të bazuara në raporte profesionale përkatëse. Pas kryerjes së punës së komisioneve profesionale lidhur me çështjen, QKUK do dalë me konstatimin përfundimtar . Deri atëherë mbetet që komisionet përkatëse profesionale të kenë hapësirën e duhur për punën e tyre të pavarur.

Më të lexuarat

Tribuna

Email