​QKU: Nuk janë bllokuar operacionet, po hetojmë vdekjet e dyshimta
Lifestyle

​QKU: Nuk janë bllokuar operacionet, po hetojmë vdekjet e dyshimta

13 Shtator 2017 | 15:16

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë.
Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike. Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion. Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi. QKUK, kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

Më të lexuarat

Tribuna

Email