​Ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës
Lifestyle

​Ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës

10 Qershor 2017 | 12:00

Nëse nuk ishit bindur akoma, tani keni arsye më të forta përse duhet t’u jepni fëmijëve vezë çdo ditë. Një vezë çdo ditë për fëmijët është shumë e rëndësishme pasi i ndihmon të rriten shëndetshëm, ka zbuluar një studim i ri.
Studimi më i fundit, i kryer nga Universiteti Uashington, sugjeron se ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës dhe parandalon rrezikun e të qenët nënpeshë .
Një tjetër përfitim i ushqyerjes së fëmijëve me vezë është se ata pastaj konsumojnë më pak ëmbëlsira. Foshnjat e ushqyera me vezë çdo ditë kanë gjithashtu nivele më të larta të një lënde ushqyese të rëndësishme si vitamina B12 në gjak, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë rregullisht. Raporti më i fundit nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit tregon se rreth 73% e foshnjave aktualisht konsumojnë më pak se 1 vezë në javë në moshën 8 muajsh.Sa për krahasim, ata konsumojnë fruta (81%), perime (80%), bollgur për mëngjes (80%) dhe produkte të qumështit (68%) të paktën 1 herë në ditë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email