​Kujdes: Cigaret elektronike dëmtojnë shumë shëndetin
Lifestyle

​Kujdes: Cigaret elektronike dëmtojnë shumë shëndetin

13 Shtator 2017 | 15:19

Edhe pse ka muaj që spekulohet për ndikimin e cigareve elektronike në shëndetin tonë, tani rezultatet e studimit të ri kanë treguar se e-cigaret që përmbajnë nikotinë, shkaktojnë tension të lartë, përshpejtojnë ritmin e zemrës dhe çojnë në sëmundje të zemrës.
Ndërsa disa thonë se e-cigaret janë më të shëndetshme sesa të zakonshmet, kërkimet e reja janë duke ngulfatur këtë pretendim.Në fakt, rezultatet e hulumtimit nga Instituti Karolinsky në Stokholm kanë treguar se ata që pinë duhan me e-cigare me nikotinë kanë tri herë gjasa më të madha të vuajnë nga arteriet. Shkencëtarët suedezë kanë paralajmëruar se e-cigaret ndikojnë në qarkullimin dhe arteriet kanë më shumë vështirësi të pompojnë gjakun përmes trupit, gjë që automatikisht rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. “Numri i cigareve elektronike është rritur gjatë viteve të fundit dhe të gjithë pretendojnë se nuk kanë ndonjë ndikim në shëndetin. Kjo ishte gjithmonë e diskutueshme dhe tani kemi përfundimisht dëshminë për dëmin e nikotinës së cigareve që po sugjerojmë në studimin tonë”, tha dr. Magnus Lundbek. Përndryshe, sondazhi përfshiu 15 vullnetarë të rinj, të shëndetshëm të moshës rreth 26-vjeç. Të gjithë tymosën deri në dhjetë cigare në muaj dhe ata më herët nuk kishin provuar të përdornin cigaret elektronike. Në kuadër të studimit, ata përdorën cigare elektronike – një ditë me nikotinë për 30 minuta dhe ditën e dytë pa nikotinë. “Ne kemi vënë re brishtësinë e arterieve tek ata që pinë duhan me cigare me nikotinë. Ndonëse kjo ishte gjendja aktuale, përdorimi i vazhdueshëm i këtyre cigareve me siguri mund të bëhet një gjendje kronike që çon në përkeqësime të tjera”, tha dr. Lundbek.

Më të lexuarat

Tribuna

Email