​Ismaili: Mjekët të gjejnë vende pune nëpër spitalet tona
Lifestyle

​Ismaili: Mjekët të gjejnë vende pune nëpër spitalet tona

11 Tetor 2017 | 17:10

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot spitalin “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, për t’u njohur nga afër me punën, problemet dhe nevojat me të cilat ballafaqohet ky spital.
Ai tha se përveç angazhimit që shërbimet shëndetësore të arrin tek qytetarët, duhet punuar që përmes politikave investive të kuadrove, të arrihet qëllimi që mjekët të gjejnë vende pune nëpër spitalet e Kosovës.“Ne duhet të angazhohemi që të arrimë tek shërbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë qytetarët, të arrimë me politika investive të kuadrove, që mjekët tonë të gjejnë vende pune në spitalet tona… Do të thotë ne kemi një kuadro të cilët janë duke u shkolluar, atyre duhet t’ju bëjmë vend në spitalet tona që të jenë këtu, të rrinë në Kosovë, të rrinë në qytetin e Mitrovicës, dhe kjo është ajo që biseduam se do ta kenë përkrahjen tonë”, ka thënë Ismaili.
Së bashku me ministrin e Shëndetësisë në spitalin e Mitrovicës ishte edhe kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga partia e Ismailit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email