​IKSHP: Këtë vit janë regjistruar 94 raste të fruthit në Kosovë
Lifestyle

​IKSHP: Këtë vit janë regjistruar 94 raste të fruthit në Kosovë

12 Tetor 2017 | 14:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Kosova nuk është e prekur nga epidemia e fruthit, pavarësisht se këtë vit janë regjistruar gjithsej 94 raste.
Situata epidemiologjike me fruth është në kontroll të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.Instituti Kombëtar në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër fruthit dhe sëmundjeve tjera vaksinë preventabile. dhe po implementon masat parandaluese e kontrolluese. IKSHP apelon te të gjithë prindërit, të cilët nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit, por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre. Sëmundja e fruthit karakterizohet me shkallë të lartë të infektueshmërisë andaj edhe përhapja brenda territorit të caktuar është e shpejtë. Rreziku ndërshtetëror i importimit të sëmundjes nga vendet fqinje dhe vendet e Evropës është permanent pasi që sëmundja përhapet me ajër. Ndryshe, viteve të fundit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fruthi ka “rilindur” në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar nga shkaku se nuk janë vaksinuar me rregull. Në shumë vende të Evropës janë regjistruar të sëmurë dhe të vdekur nga fruthi: Rumani 5920 raste me 25 vdekje, Itali 1290 raste, Gjermani 504, Belgjike 218, Danimarkë 134, Çeki 92, Austri 75, Bullgari 72, Spanjë 46 raste.

Më të lexuarat

Tribuna

Email