​A ju ndihmon çaji i Rooibos për të rënë në peshë?
Lifestyle

​A ju ndihmon çaji i Rooibos për të rënë në peshë?

07 Qershor 2017 | 10:57

Kjo është ajo periudhë e vitit ku njerëzit përpiqen të humbin peshë për të patur një trup sa më perfekt për sezonin e verës.
Dhe nëse ju jeni një prej tyre duhet të bëni zakonin tuaj të përditshëm pirjen e një filxhani me çaj “rooibos”. Rooibos, apo njohur ndryshe si “bush i kuq”, bimë që përdoret për çaj përmban aspalathin, ka treguar se ul nivelin e sheqerit në gjak, por nëse pini 6 filxhanë nga ky çaj. Kjo bimë vjen nga Afrika e Jugut dhe ka treguar se redukton nivelin e yndyrnës në qeliza. Studimi ka treguar se njerëzit që kanë pirë gjashtë gota çaj të tillë në ditë për gjashtë javë, në fund kanë pasur një nivel të ulët glukoze. Asplathini që përmban kjo bimë, që është një antioksidant, dhe një ‘përbërës magjik’ për dietologët, ka frymëzuar një udhëtim në Afrikën e Jugut të “Food Unvvrapped’s Summer Diet Special”, të Channel 4. Gazetari Kiran Jethvva ka shkuar në malet Cederberg për të parë se si rritet çaji. Kjo bimë jeton në kushtet e vështira të maleve duke u rritur në tokë ranore, dhe duke i mbijetuar variacioneve të theksuara të temperaturës. Rooibos në të vërtetë nuk është çaj, por i përket familjes së fasules, mblidhet me dorë dhe gjethet e gjelbra si gjilpërë kalojnë në një makineri para se të thahen nën diellin e Afrikës së Jugut. Pasi gjethet thahen, procesi i oksidimit i kthen ato në ngjyrën e kuqe me të cilën njihen.

Më të lexuarat

Tribuna

Email