Zogiani: Burim Berisha gjithmonë premton të njëjtën gjë
Lajme

Zogiani: Burim Berisha gjithmonë premton të njëjtën gjë

09 Tetor 2017 | 21:59

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani u shpreh se Kryetari aktual i Fushë Kosovës, Burim Berisha e premton gjithmonë të njëjtën gjë dhe se asnjëherë nuk arrin që ta realizojë.

Zogiani kritikoi punën e Berishës gjatë kohës sa ka menaxhuar me Fushë Kosovën, duke ftuar qytetarët e kësaj komune që t’i shikojnë premtimet e tij edhe në fushatat e kaluara, nga të cilat sipas Zogianit janë po të njëjta fjalë që gjithmonë Berisha i thotë dhe asnjëherë nuk ka arritur që t’i realizojë/ Gazeta Tribuna/

Gjithashtu sipas Zogianit, qytetarët e Fushë Kosovës janë të harruar nga qeverisja lokale.

Më të lexuarat

Tribuna

Email