Zeka: Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministër
Lajme

Zeka: Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministër

16 Maj 2017 | 21:38

PDK-LDK kanë treguar që për interes të qytetarit mund të ofrohen shumë lehtë. Edhe Mustafa edhe Hoti kanë qenë së bashku me PDK-në në qeverisjen komunale dhe së bashku edhe në qeverisjen institucionale. Kështu ka thënë Burim Ramadani i ftuar në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin.

E gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryeministrin duhet të marrë Ramush Haradinaj.

“Po të pytesha unë mund të them lirisht se kryeministër i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë Ramush Haradinaj, pasi që nuk ka asnjë aferë korruptive”, ka thënë Zeka.

Ndërsa Bajrush Morina e ka kundërshtuar fuqishëm mendimin e Zekës, i cili u shpreh se lufta mes PDK-LDK bëhet për faktin se janë partitë më të mëdha në vend.

Më të lexuarat

Tribuna

Email