Ymeri përfundon vizitën në Uashington
Lajme

Ymeri përfundon vizitën në Uashington

14 Korrik 2017 | 21:25

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë vizitës së tij në Uashington ka takuar drejtorin e Marrëdhënieve me Evropën Qendrore dhe Jugore, Matthew Palmer dhe kongresistin Eliot Engel.

Komunikata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, dhe koordinatorja e Marrëdhënieve me Jashtë, Gurjeta Zeka, e kanë përmbyllur vizitën në ShBA me disa takime në Washington DC. Ata janë pritur në takim në Departamentin e Shtetit nga Drejtori i Marrëdhënieve me Evropën Qendrore dhe Jugore, z. Matthew Palmer, si dhe në Kongresin Amerikan nga kongresmeni Eliot Engel. Më tej Visar Ymeri dhe Gurjeta Zeka kanë marrë pjesë edhe në një takim të organizuar nga shoqata e profesionistëve të rinj shqiptaro-amerikan në Washington DC, ku ndër të tjerë në këtë takim ishte prezent edhe ish Ambasadori William Walker.

Në këto takime Visar Ymeri ka shpjeguar situatën post-zgjedhore të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare si dhe prioritetet e programit qeverisës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilat Lëvizja synon t’i sjell në jetë përmes formimit dhe drejtimit të qeverisë së re të Kosovës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email