Xhamia kthehen në temë politike, zgjedhjet afër (VIDEO)
Lajme

Xhamia kthehen në temë politike, zgjedhjet afër (VIDEO)

16 Korrik 2017 | 19:50

Nga: Yllka Ndoji

5 vite më parë është ndarë lokacioni për të e edhe është vënë gurë-themeli i saj. Ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë është kthyer sërish në problem.

Partitë që janë pjesë e kuvendit komunal të Prishtinës akuzojnë njëra-tjetrën .

PDK akuzon kryetarin Shpend Ahmetin, e ky i fundit thotë se xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Bujar Cakolli thotë se Shpend Ahmeti po luan me besimtarët dhe po nxit urrejtje.

“Saktësisht me këto veprime te fundit Shpend Ahmeti po luan me te drejtat e besimtareve dhe me një te drejte themelore siç është e drejta e besimit.)

Cakolli akuzon ashpër Ahmetin dhe Vetëvendosjen.

“Te gjitha kauzat e tyre janë ndërtuar mbi baze gënjeshtrash kështu qe janë të pabesueshëm, ishin kundër demarkacionit tash duan ta bejnë, ishin kundër shtetit tash duan ta udhëheqin, ishin pro xhamisë e tani janë kundër”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Shpend Ahmeti ka një përgjigje për këtë subjekt. Ai përmes rrjetit social Facebook ka reaguar, duke thënë se Xhamia do të ndërtohet.

Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta. Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të PAN-it. Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt”, thotë Shpend Ahmeti.

Por, kohë më parë, Ahmeti ka deklaruar se në dy dokumentet mbi të cilat lëshohen lejet për ndërtim – Plani Urban dhe Plani Zhvillimor – nuk është paraparë ndërtimi i xhamisë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Është arkitekti Valdet Osmani ai që po shqetësohet për këtë çështje.

Në komentet e të tjerëve ai sikur ka bërë me dije se lejohet ndërtimi, por jo që ajo të shndërrohet në Qendër Tregtare.

“Përndryshe projekti i Zaha Hadid ish “zgjyravë” menjëherë dhe për mirëmbajtje duhen miliona në qytetin më të ndotun. Planet rregulluese parashohin, por kanë kërku me u largu shitoret nga projekti e jo stili”, thotë ai.

Nuk duhet harruar se zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 22 tetor.

Më të lexuarat

Tribuna

Email