VV: Gjykatat të përndjekin strukturat paralele serbe në vend të Kurtit
Lajme

VV: Gjykatat të përndjekin strukturat paralele serbe në vend të Kurtit

21 Prill 2017 | 11:11

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se urdhërarresti i lëshuar nga Gjykata Themelore në Kosovë ndaj deputetit të saj, Albin Kurti.

Shkodran Hoti, zëdhënës i Vetëvendosjes ka thënë për Arbresh.info se ky veprim e dëshmon edhe njëherë që Gjykatat në Kosovë janë të kalura.

Sipas tij, në njërën anë ka fletëarrest për Kurtin e në anën tjetër ka gjoba siç ka thënë qesharake për dëshmitarët që kanë munguar në seancë.

“Ky është një veprim politik që dëshmon që gjykatat në Kosovë janë të kapura për shkak se në njërën anë kemi urdhër arrest në anën tjetër kemi gjoba qersharake për dëshmitarët që kanë munguar në seanca gjyqësore dhe përderisa nuk kemi përndjekje të strukturave paralele serbe, pjesëtarëve të tyre që vazhdimisht janë aktiv, kemi përndjekje të aktivistëe politikë dhe të deputetëve që kanë mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti./Arbresh.info.

Më të lexuarat

Tribuna

Email