Vulin ka një porosi për formimin e Ushtrisë së Kosovës
Lajme

Vulin ka një porosi për formimin e Ushtrisë së Kosovës

16 Shtator 2017 | 14:10

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Prishtina deri kah fundi i këtij viti do të formojë ushtrinë, ka thënë se Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është e qartë dhe porositi se nuk do të ketë presion politik për shkak të të cilës Serbia do të pranojë formimin e kësaj ushtrie.

“Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi dhe presion politik për shkak të të cilit do të pranojmë që të krijohet një forcë e armatosur, e cila do të jetë nën komandën e huaj, forcë e cila do të kërcënojë edhe vetë Serbinë qendrore dhe serbët në hapësirën e Kosovës”, ka thënë ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email